Teknik i Mirëmbajtjes, Departamenti i Pas Shitjeve
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Auto-servis-specialist
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Teknik i Mirëmbajtjes, Departamenti i Pas Shitjeve
Rreth nesh
Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në Shqipëri. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes për të gjitha modelet e reja dhe të përdorura Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzë), këshillim financiar për individët, kompanitë dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparim dhe servisim, si dhe shërbime garancie, të gjitha konform standardeve të përcaktuara dhe certifikuara nga Mercedes-Benz dhe Daimler AG.
Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një individi të talentuar dhe ambicioz për pozicionin Teknik i Mirëmbajtjes, Departamenti i Pas Shitjeve
Tekniku i Mirëmbajtjes është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve të servisit (inspektimet), dhe të gjithë punimet e përcaktuara të montimit dhe riparimet e mirëmbajtjes, në nivelin më të lartë të cilësisë dhe efikasitetit. Ai/ajo mbështet Teknikun e Sistemeve gjatë gjithë procesit të riparimeve komplekse në sistemet e përgjithshme të automjeteve dhe nëse është e nevojshme, sipas rastit mbështet dhe teknikun e diganozës në procesin e riparimeve të nevojshme të defekteve/avarive.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Kualifikimet e nevojshme:
Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 30 shtator 2019 në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe arben.breshani@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.
*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

- Kryen inspektimi vizual dhe/ose diagnozës në bord si pjesë e diagnozës paraprake (test i shpejtë).
- Pranimi i urdhërit të punës së ofiçinës/servisit dhe kontrolli i përmbajtjes për saktësinë.
- Përdorimi i listave të ndryshme të kontrollit gjatë marrjes së automjeteve, të cilat bëjnë të mundur kontrollin dhe dokumentimin e performancës së duhur të hapave të punës individuale.
- Hulumtimi i informacionit të ofiçinës/servisit dhe kontrolli i tij për përditshmërinë dhe cilësinë.
- Kryen të gjitha shërbimeve të mirëmbajtjes në përputhje me specifikimet e prodhuesit dhe në përputhje me planin e mirëmbajtjes/kompjuterin.
- Kryen të gjitha inspektimeve e nevojshme vizuale, operacioneve rregulluese, rregullimin, ndërrimin dhe zëvendësimin e lubrifikantëve, si dhe zëvendësimi i pjesëve të konsumit (p.sh. ferrotat e frenave etj).
- Evidentimi i avarive ose e konsumimit të pazakontë të pjesëve të ndryshme dhe inicimi i punës shtesë/informimi i klientit për shërbimet e nevojshme.
- Përditësimi (reset) i sistemeve të mirëmbajtjes në përputhje me fushëveprimin e mirëmbajtjes.
- Shkëmbimi ose zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara. Përgatitja e pjesës për kthim nëse duhet të kthehet për rigjenerim.
- Kryen proceset e përcaktuara dhe ato gjithëpërfshirëse, të montimit dhe riparimit në bashkëpunim me/nën udhëzimin sistemit dhe/ose Teknikut të Diagnozës (p.sh. ndërrim i agregatëve kryesorë).
- Dokumentimi i punës së kryer dhe kthimi i urdhërit të punës në servis.
- Sipas rastit, kur është e nevojshme mbështet Teknikun e Diagnozës, p.sh. në fillimin/nisjen e diagnozave.
- Kontrollon saktësinë e dokumentacionit dhe urdhërit të punës dhe bën dorëzimin e tyre tek Këshilltari i Servisit.
Kualifikimet e nevojshme:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë dhe ose diplomë ekuivalente (preferohet arsimi profesional dhe/ose i lartë në Inxhinieri Mekanike ose Elektronike).
- Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë të mëparshme në shërbimin e servisit si teknik për riparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve (avantazh përbën përvoja në një servis të autorizuar dhe/ose përfaqësi).
- Të ketë njohuri shumë të mira teknike në lidhje me produktet.
- Të ketë njohuri të kënaqshme të pajisjeve elektronike dhe diagnostikuese.
- Kualifikimet dhe certifikatat e ndryshme (kualifikime për sistemet e digonistikimit, sistemeve elektrike dhe mekanike) përbëjnë avantazh.
- Të ketë njohuri të mira të teknologjive të reja të automjeteve.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative, mbikëqyrëse dhe menaxheriale.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, të punës në grup dhe shërbimin ndaj klientit.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (në të kuptuar dhe në të shkruar).
- Të jetë i përkushtuar, serioz dhe të demostrojë sjellje profesionale.
- Të kuptojë produktet e markës Mercedes-Benz dhe strategjitë e korporatës, qëllimet dhe udhëzimet e shërbimeve të servisit.
- Të ketë leje drejtimi të klasit B.

Apply