Teknik HVAC / Sistemet Ngrohje-Ftohje
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Teknik
Përshkrimi:
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Teknik HVAC / Sistemet Ngrohje-Ftohje
Departmenti: Mirëmbajtjes Teknike
Vendndodhja: QTU, Tiranë
Përshkrim i Pozicionit të Punës
Tekniku i Sistemeve HVAC në Departamentin e Mirëmbajtjes Teknike në Qendër Tregtare është përgjegjës për kryerjen e detyrave të kualifikuara përsa i përket inspektimit, riparimit, instalimit apo modifikimit të sistemeve ngrohje, ventilim, kondicionim, sistemeve ftohëse dhe pajisjeve që lidhen me këto të fundit. Të performojë mirëmbajtjen dhe shërbimet periodike të pajisjeve HVAC, Chiller, VRV/VRF, FanCoil, Aspirator, Kondicioner, AHU etj.
Detyrat:

- Kontrollon, inspekton si dhe kryen mirëmbajtjen periodike (ditore/javore/mujore) sipas formateve PPM të sistemit dhe pajisjeve HVAC si Chiller, VRV/VRF, FanCoil kondicionerë.
- Monitoron gjendjen e pajisjeve si dhe parametrat e operimit të tyre. Kujdeset që ambjentet e qendrës si dhe njësitë që operojnë brenda (dyqanet) të kenë temperaturë optimale.
- Jep zgjidhje teknike, riparon dhe zëvendëson pajisjet, pjesët, komponentët që kanë defekt të cilat janë pjesë e sistemit HVAC (kompresor, heat exchangers).
- Performon dhe riparon defektet bazike të komponenteve elektrike / elektronike të cilët janë pjesë përbërëse e pajisjeve HVAC si: switch-e, termostate, presostate, fan, timera, dampera, rele apo riparime të defekteve në sistemin e kabllimit (lidhjes së komponenteve me panelet e kontrollit).
- Konstaton dhe riparon defektet në kanalet e arjit (me material P3 dhe metalik)
- Mban shënime në lidhje me problemet dhe materialet që duhen bërë porosi; Mban evidenca të detyrave/punimeve të kryera dhe gjeneron raporte teknike rreth problemeve dhe defekteve të pajisjeve duke i raportuar njëkohësisht problematikat dhe tek Supervizori Mekanik.
- Në mungesë të teknikut hidraulik duhet të bëjë kontrollin, monitorimin dhe mbarëvajtjen e sistemeve të këtij të fundit si dhe të sistemeve të tjera mekanike.
- Performon detyra të tjera të caktuara nga Supervizorët dhe Menaxheri i Departamentit.
Kërkesat e pozicionit të punës:
- Diplomë e shkollës së mesme profesionale apo certificatë për sistemet HVAC ose sisteme te tjera mekanike.
- Të njohë mirë sistemet HVAC dhe mënyrën e funksionimt te tyre.
- Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike.
- Të jetë i aftë të operojë dhe ti japë zgjidhje problemeve dhe defekteve tëe ndryshme të pajisjeve HVAC.
- Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si dhe të jetë i familjarizuar me pajisjet si: Chiller, VRV/VRF, FanCoil, Kondicioner, AHU, Aspirator, Kondicioner etj…
- Të këtë njohuri per riparimin e kanaleve të ajrit.
Aftësi personale:
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.
- Aftësi të mira në planifikim dhe menaxhim të kohës.
- Aftësi për manaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që mund të shfaqen gjatë proçeseve të prokurimeve.
- Aftësi për të punuar në grup.
Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.
Mënyra e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 24/06/2025 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt:
“Teknik HVAC / Sistemet Ngrohje-Ftohje"
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply