• Teknik Frigoriferi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Eksperienca
vetem me eksperience
SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Teknik Frigoriferi
Departamenti: Ekspansionit dhe Zhvillimit
Vendodhja: Tiranë.

Permbledhja e pozicionit: -Roli kryesor i këtij pozicioni ështe të kryej instalime, mirëmbajtje & riparime të ndryshme të sistemeve frigoriferike / HVAC / elektrike të qëndrës në tërësi si dhe njësive tregtare.

Detyra dhe Përgjegjësi:

• Njohuri të standarteve, proçedurave dhe rregullave të ndërhyrjeve në sistemet frigoriferike, kondicionimi dhe paisjeve elektrike.
• Të inspektojë dhomën e kompresorëve dhe ventilatoret për ndonjë anomali.
• Të kontrollojë njësitë e brendshme për funksionim normal të tyre dhe të bëjë zëvendësimin e komponenteve të dëmtuar nëse duhet.
• Kontrolli për rrjedhje, vakum dhe mbushje me gas /vaj.
• Të realizojë kontrollet dhe shërbimet e mirëmbajtjes sipas proçedurave dhe standarteve të përcaktuara nga eprori.
• Monitorimi i alarmeve në sistemet e kondicionimit.
• Instalimi i njësive të reja kondicionim/frigoriferike.



Kërkesat:
Edukimi: • Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme profesionale ose kurse profesionale.
Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

Kualifikime të tjera:
  • Njohuri shume te mira teknike me te gjitha teknologjite me te fundit.
Aftësi të tjera:
  • Aftësi shume të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
  • Sistematik/e dhe i/e organizuar.
  • I/e orientuar drejt rezultateve

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top