• Supervizor Shitjesh – Rajoni i Veriut

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Finance-Banke | Sigurime
  4. Marketing
  5. Marketing Social Media | ADS | SEO
  6. Menaxhim Biznesi
  7. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Supervizor Shitjesh – Rajoni i Veriut
HR Studio është në kërkim të një Supervizori Shitjesh për rajonin e Veriut, i cili do të drejtojë dhe zhvillojë ekipin e shitjeve në terren.

Detyrat Kryesore:

* Organizimi dhe monitorimi i aktiviteteve të agjentëve të shitjes dhe ndjekja e realizimit të planit të shitjeve.
* Menaxhimi i rout-it të agjentëve dhe kontrolli i performancës së tyre.
* Përgatitja e raporteve periodike mbi shitjet, klientët dhe aktivitetin e tregut.
* Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj potencialë.
* Ndjekja e nivelit të stokut dhe koordinimi i porosive sipas kërkesës së tregut.
* Prezantimi i produkteve të reja dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët.
* Udhëzimi dhe suporti i agjentëve në proceset e shitjeve.
* Trajnimi, motivimi dhe zhvillimi i ekipit të shitjeve.
* Bashkëpunimi me departamentin e magazinës dhe logjistikës për të siguruar furnizimin në kohë.
* Raportim i rregullt tek Drejtori i Shitjeve mbi ecurinë e tregut dhe rezultatet e ekipit.

Kualifikimet:

* Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme.
* Minimumi 3 vite eksperiencë në sektorin e shitjeve.
* Eksperiencë në drejtimin e ekipeve të shitjes, preferohet në industrinë ushqimore.
* Njohuri shumë të mira të MS Office.
* Aftësi shumë të mira menaxheriale, organizative dhe vendimmarrëse.
* Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociimi.
* 📩 Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
📞 +355 69 45 04 920
 


Apply WhatsApp
Back
Top