• Supervizor shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Marketing
  4. Menaxhim Biznesi
  5. Supervizor | Team Leader
Eksperienca
vetem me eksperience
A.M.G sh.p.k e themeluar qe ne vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si: Akullore Algida (Magnum, Corneto, Cdo, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

Kompania kërkon: Supervizor shitje

Detyrat

  • Përgjegjës për organizimin, monitorimin dhe realizimin e planit dhe routit të agjentëve.
  • Përgatitja e raporteve periodike sipas klienteve.
  • Produkteve dhe raportim javor në lidhje me problematikat e procesit të shitjes.
  • Gjurmimi i klientëve potencialë, sipas sugjerimeve të Menaxherit të Shitjes.
  • Monitorimi i niveleve te stokut dhe porosia sipas nevojës.
  • Komunikimi dhe prezantimi i produkteve të reja me klientët dhe mbajtja e marrëdhënieve afatgjata me ta.
  • Udhëzimi i agjentëve për trajtimin e shitjeve të ndërlikuara.
  • Trajnimi, këshillimi, rekrutimi dhe disiplinimi i stafit.
  • Bashkëpunimi me departamentin e Magazinimit dhe Logjistikës për të siguruar dërgesat në kohë dhe për të evituar mungesën e stokut.
  • Pergatitja e raporteve javore per realizimin e ruteve sipas agjenteve per Drejtorin e Shitjeve Komunikimi me klientët me qëllim kuptueshmërinë e nevojave dhe objektivat e tyre.


Kualifikimet
  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Financë, Marketing, Administrim Biznesi etj.
  • Të ketë mbi 2 vjet eksperience pune në sektorin e shitjeve.
  • Të ketë eksperiencë pune si Supervizor në drejtimin e ekipeve të shitjeve.
  • Të zotërojë ''Paketën Office''.
  • Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, me palët e interesuara dhe me të gjithë palët e tjera.
  • Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.


Shënime

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me email në adresën: hr@amgfood.com ose kontaktoni në numrin e telefonit: 0676047277

A.M.G shpk informon kandidatët se të dhënat e tyre personale të mbledhura përmes portalit të pranishme në CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”

A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!
 


Apply WhatsApp
Back
Top