• Store Manager - Women's Secret - Green Coast

Përshkrimi​

Fashion Group Albania operon në Shqipëri dhe është pjesë e BALFIN Group. E specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesoreve, FGA ka ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash ndërkombëtare për veshjet si Prenatal, Mango, Okaidi, Geox, Aldo, Springfield, Carpisa, Parfois, Cortefiel, Women’s Secret.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.

Pozicioni: Store Manager
Njesia: Women Secret - Green Coast
Vendndodhja: Rr. Green Goast, Palasë

Përmbledhja e Pozicionit:
Menaxheri i dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit në përputhje me politikat dhe standarded e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi. Qëllimi kryesor i punës së menaxherit të dyqanit është të përmirësojë shitjet dhe maksimizojë fitimet duke rritur xhiron ditore. Për arritjen e këtyre objektivave menaxheri i dyqanit ka përgjegjësinë kryesore që lidhet me: funksionimin e dyqanit; menaxhimin e stafit të dyqanit, kontrollin e kasës, arkëtimet dhe inventarin; shërbimin ndaj klientit; aktivitetet e marketingut; aktivitetet logjistike dhe administrative për të cilat kanë rënë dakord me supervizorin.

Detyrat​

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit që të rrisë shitjet ditore dhe të maksimizojë efikasitetin në punë;
  • Mban përgjegjësi për xhirot ditore dhe depozitimin e cash-it në bankë ose në arkë sipas procedurës së kasës;
  • Në mungesë të tij ose të kasierit duhet të percaktoj një punonjës tjetër të dyqanit për përgjegjësinë e cash-it;
  • Sigurohet që të gjitha operacionet në dyqan të kryhen në përputhje me procedurat dhe politikat e vendosura nga kompania;
  • Mban përgjegjësi për raportimin në kohë të shmangieve nga procedura dhe politikat e përcaktuara;
  • Siguron në fund të çdo sezoni proces-verbalin e aseteve marketing sipas kërkesës së CCO;
  • Mban përgjegjësi për raportimet nëse ka mospërputhje në komunikimet marketing midis qendrës dhe dyqanit;
  • Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban të gjithë dokumentacionin përkatës dhe bën rregullisht regjistrimin e shitjeve për të parë nivelin e stokut;
  • Merr në dorëzim mallin sa herë që vjen furnizimi dhe sigurohet që procedura përkatëse ndiqet me përpikmëri; firmos dokumentacionin e nevojshëm dhe koordinon me financën për mbylljen e gjendjes së inventarit pas marrjes së mallit në dorëzim;
  • Përpilon raporte statistikore periodike për të analizuar nivelin e shitjeve sipas tendencave, preferencave, grup moshave, etj., në mënyrë që të lehtësoj planifikimin, të parashikojë volumin e shitjeve në të ardhmen dhe të maksimizojë përfitimet nga dyqani;
  • Përpilon raporte të tjera sa herë që i kërkohet nga CCO;
  • I përgjigjet ankesave dhe komenteve të klientëve;
  • Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit të shitjes të veshjeve në përgjithësi; i paraprin në avancë dhe kupton interesat dhe tendencat e klientëve dhe monitoron në menyrë të qëllimshme ecurinë e konkurencës;
  • Sugjeron/propozon tek CCO ide dhe iniciativa për përmirësimin e biznesit;
  • Asiston vetë në shitje sa herë që është e nevojshme;
  • Mban përgjegjësi për stokun e dyqanit/inventarin;

Kualifikimet​

  • Njohuri shumë të mira të produkteve dhe industrisë ;
  • Aftësi shumë të mira shitje;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese verbale dhe të shkruar;
  • I/e aftë të vendosë përparësi në detyra dhe t’i delegojë kur nevojitet;
  • I/e aftë të ndjekë disa detyra duke siguruar arritjen e afateve kohore;
  • Aftësi shumë të mira konceptuale visuale dhe mirëmbajtje të dyqanit ;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Njohuri shkruese dhe verbale të gjuhës angleze;
  • Të ketë shpirtin e skuadrës;

Shënime​

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre brenda datës 05.03.2024 në adresën; hr@fashiongroup.al
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Kontakt: hr@fashiongroup.al

Cel. : hr@fashiongroup.al
 


Apply
Back
Top