Specialisti i logjistikës
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Qëllimi i pozicionit
Specialisti i logjistikës është përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe kontrollin e lëvizjes së mallrave, duke siguruar shpërndarje efikase dhe në kohë, si dhe optimizim të kostove logjistike.Detyrat kryesore
- Planifikon dhe koordinon transportin dhe shpërndarjen e mallrave
- Ndjek dërgesat nga magazina deri te klienti final
- Bashkëpunon me magazinën, shitjet dhe furnitorët
- OrganizON itineraret e transportit dhe optimizon rrugët
- Monitoron kostot e transportit dhe propozon përmirësime
- Menaxhon dokumentacionin logjistik (fatura, CMR, dërgesa)
- Koordinon me kompanitë e transportit dhe shoferët
- Ndjek afatet e dorëzimit dhe zgjidh vonesat
- Kontrollon saktësinë e porosive dhe dërgesave
- Përgatit raporte mbi performancën logjistike
- Ndihmon në menaxhimin e stokut dhe planifikimin e furnizimeve
- Siguron respektimin e procedurave dhe standardeve të kompanisë
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë në Logjistikë, Ekonomi ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë në logjistikë/transport (preferohet)
- Njohuri të mira të proceseve të furnizimit dhe shpërndarjes
- Njohuri shumë të mira të Excel dhe sistemeve ERP
- Njohuri e gjuhës angleze (avantazh)
Aftësi personale
- Organizim dhe menaxhim i mirë i kohës
- Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh
- Komunikim dhe koordinim i mirë
- Punë nën presion dhe respektim afatesh
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi
Mund te aplikoni duke dërguar CV në adresën hr@lobbyhome.al
Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0697070978.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply WhatsApp