• Specialisteje të Burimeve Njerëzore

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Eksperienca
vetem me eksperience
Jemi në kërkim të një Specialisteje të Burimeve Njerëzore për t’iu bashkuar ekipit tonë.


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:


  • Menaxhimi i proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit
  • Administrimi i dokumentacionit të burimeve njerëzore
  • Ndjekja e kontratave të punës, dosjeve të punonjësve dhe procedurave të brendshme
  • Mbështetja e stafit për çështje të lidhura me marrëdhëniet e punës
  • Zbatimi i politikave dhe procedurave të kompanisë në përputhje me legjislacionin në fuqi
  • Bashkëpunimi me drejtuesit për zhvillimin dhe mirëmenaxhimin e burimeve njerëzore

Kërkesat:


  • Diplomë në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë e mëparshme në pozicion të ngjashëm (e preferueshme)
  • Njohuri të legjislacionit të punës
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur

Ofrojmë:


  • Pagë: 80.000 lekë neto
  • Orari i punës: E hënë – E premte, 09:00 – 17:00
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë

Të interesuarat janë të ftuara të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre.
 
Back
Top