• Specialiste Marketing

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Pershkrimi

Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002 në Tiranë. Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca. Specialist e Marketingut, luan nje rol kyç ne zhvillimin dhe implementimin e strategjive te marketingut per te shtuar njohjen e brandit. Punon ngushte me ekipet nderfunksionale per te realizuar fushatat e integruara marketingut, per te analizuar metrikat e performances dhe per te dhene nje kontribut ne suksesin e pergjithshem te perpjekjeve tona te marketingut.

Pozicioni vakant: Specialiste Marketing

Detyrat​

  • Përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e fushatave promocionale dhe aktiviteteve trade marketing.
  • Menaxhon përgatitjen e ofertave dhe çmimeve, komunikimin me rrjetin e dyqaneve
  • Menaxhon organizimin e eventeve instore
  • Merret me realizimin e materialeve promocionale
  • Ndjek bashkëpunimet me partnerë dhe furnitorë
  • Ndjek raportimet financiare dhe dokumentacionin për partnerët e marketingut

Kualifikimet​

  • Bachelor në Marketing, Komunikim, Biznes ose fusha të ngjashme
  • Të paktën 1-2 vite eksperiencë në atë profil ose role te ngjashme
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim prioritetesh
  • Komunikim i mirë dhe koordinim me ekipe të ndryshme
  • Njohuri në marketing, trade marketing dhe organizim fushatash
  • Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Njohuri të mira në Excel dhe raportime
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht
  • Kreativitet dhe orientim drejt zgjidhjes së problematikave
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Preferohen njohuri bazë në prodhim ose koordinim materialesh promocional
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre në:
Email : hr@globe.al
Nr.tel : 0676027237
Ose dorëzoni Cv në adresen : Rr”Kavajes”, Nd.124, H. 10, Kati 2
Mirëpresim çdo kandidat që plotëson kriteret e mësipërme.

Globe nxit zhvillimin e Karrierave dhe promovon Talentet !
 


Apply WhatsApp
Back
Top