• SPECIALISTE FINANCE

"Daton" sh.p.k, nje kompani lider ne fushen e ndertimit dhe jo vetem, kerkon te punesoje "SPECIALISTE FINANCE"
Cfarë kërkohet:

  • Eshtë përgjegjës për përgatitjen e informacionit financiar përkatës të Shoqërisë si dhe menaxhon regjistrimin e te gjitha të dhënave financiare në sistemin kontabël të Shoqërisë, duke u bazuar në informacionin e pasqyruar në kontrata, fatura shitje dhe blerje, arka, lëvizjet bankare, etj.;
  • Kontrollon miratimin dhe përpunimin e të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe mirëmbajtjen e llogarive.
  • Analizon kontrollin e kostos dhe shpenzimet.
  • Kontrollon regjistrimin e veprimeve bankare në raport me arkën;
  • Përgatit listëpagesat në bazë të monitorimit të prezencës;
  • Verifikon dokumentacionin mbështetës për faturat në sistemin e kontabilitetit;
  • Monitoron klientët dhe furnitorët për detyrimet;
  • Asiston në koordinimin e të gjitha proceseve me palët e treta për cështjet financiare të Shoqërise;
  • Merret me funksionet dhe detyrat kryesore ne lidhje me marrëdhënien e Shoqërisë me organet tatimore dhe instancat e tjera shtetërore;
  • Kryen funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me veprimtaritë financiare të Shoqërise;
  • Kryen funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me përgatitjen e pasqyrave financiare të Shoqërise.
  • Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit.
  • Të ketë njohuri dhe aftësi në përgatitjen e bilancit, deklarimeve dhe procedurave të tjera financiare.
  • Llogaritje e TVSH-se
Preferohet:
  • Të ketë Eksperiencë pune të mëparshme në kompani ndërtimi.
  • Të ketë Diplomë Universitare Financë, Kontabilitet.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë pune në sektorin e ndërtimit dhe që kanë të paktën 2 vite eksperiencë në këtë fushë;
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Financa 5, si dhe çdo tjetër programi në fushën e financës;
  • Të ketë aftësi menaxheriale, planifikuese, organizuese dhe komunikuese;
  • Aftësi të sakta raportimi / vemendje ndaj detajeve / aftësive matematikore;
  • Të jetë person korrekt, të bashkëpunojë me kolegët, i organizuar dhe orientuar drejt realizimit të detyrave ne mënyrë të saktë dhe brenda afateve të përcaktuara;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin dhe motivimin
Ofrohen Kushte shume te mira pune si dhe Page e kënaqshme.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në adresën daton_as@yahoo.it
 


Apply
Back
Top