• Specialiste Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience

Specialiste Finance​


Smart Home Albania kërkon të punësojë një Specialiste Finance, përgjegjës/e për ndjekjen e proceseve financiare,
kontrollin e kostove dhe përgatitjen e raporteve financiare të kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore​

  • Regjistron dhe kontrollon faturat e blerjes dhe shitjes në Financa 5;
  • Përgatit raporte periodike mbi të ardhurat, shpenzimet, kostot dhe marzhin e fitimit;
  • Kryen rakordimin e bankave, arkës, klientëve dhe furnitorëve;
  • Monitoron detyrimet, arkëtimet dhe afatet e pagesave;
  • Kontrollon gjendjen e magazinës, hyrje-daljet dhe transferimet ndërmjet magazinave;
  • Përllogarit dhe kontrollon kostot e mallrave të importuara;
  • Kontrollon dokumentacionin financiar të importit, transportit dhe doganës;
  • Monitoron kostot dhe shpenzimet sipas projekteve;
  • Identifikon mospërputhjet financiare dhe ndjek korrigjimin e tyre;
  • Bashkëpunon me departamentet e shitjes, blerjes, magazinës dhe projekteve;
  • Administron dhe arkivon dokumentacionin financiar.

Kërkesat​

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në financë ose kontabilitet;
  • Eksperiencë në kompani ndërtimi, import–eksporti ose distribucioni;
  • Përdorim shumë i mirë i programit Financa 5 – kriter i detyrueshëm;
  • Eksperiencë në përgatitjen dhe analizimin e raporteve financiare;
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel-it;
  • Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe respektim i afateve;
  • Integritet dhe konfidencialitet.

Çfarë ofrojmë​

  • Punësim me kohë të plotë;
  • Pagë në përputhje me eksperiencën;
  • Ambient profesional dhe dinamik pune;
  • Mundësi zhvillimi profesional.
Vendndodhja: Tiranë

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në me subjektin “Specialiste Finance”.
 
Back
Top