Specialist Prokurimesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
NJOFTIM PUNE
Pozicioni: Specialist ProkurimeshKompania: LIQENI VII sh.p.k.
LIQENI VII sh.p.k. është një shoqëri e konsoliduar ndërtimi me mbi 30 vite eksperiencë në treg, e njohur për profesionalizëm, korrektësi dhe realizim projektesh sipas standardeve të larta të cilësisë.
Kërkohet të punësohet Specialist Prokurimesh, me eksperiencë minimalisht 1 vit, për ndjekjen e procedurave të prokurimit publik dhe përgatitjen e dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera.
Detyrat kryesore:
- Identifikimi dhe ndjekja e njoftimeve për tendera.
- Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit.
- Studimi i dokumenteve të tenderit, specifikimeve teknike dhe kritereve të kërkuara.
- Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe ligjor sipas kërkesave të çdo tenderi.
- Gjetja e katalogëve, fragmenteve të katalogëve, autorizimeve nga prodhuesit/distributorët, certifikatave dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm sipas kritereve të përcaktuara.
- Kontrolli i përputhshmërisë së dokumentacionit dhe materialeve me kërkesat e Autoritetit Kontraktor.
- Ndjekja e afateve dhe procedurave deri në përfundim të aplikimit.
- Eksperiencë pune minimalisht 1 vit në fushën e prokurimeve/tenderave.
- Njohuri të mira mbi procedurat e prokurimit publik.
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar saktë kriteret e tenderit.
- Aftësi për të gjetur dhe siguruar dokumentacionin teknik dhe mbështetës sipas kërkesave specifike të procedurës.
- Aftësi shumë të mira komunikimi .
- Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të koordinuar me efikasitet me kolegët dhe palët e përfshira në proces.
- Kujdes i lartë ndaj detajeve, korrektësi dhe aftësi organizative.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Apply