• Specialist Prokurimesh | Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Inxhinieri
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Specialist/e Prokurimesh

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Rolit: Specialisti i Prokurimeve krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave të shitësve, furnitorëve, sipas objektivave dhe qëllimit të kompanisë. Kryen procesin e prokurimit sipas kërkesave dhe duke respektuar buxhetin e projekteve specifike të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Kryen kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët e mundshëm, për sigurimin e produkteve dhe/ose materialeve të nevojshme sipas specifikimeve dhe kërkesave të projektit përkatës;
  • Përgatit kërkesën për ofertë në bazë të nevojave të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara nga departamentet e ndryshme të kompanisë;
  • Analizon ofertat e marra si dhe çdo informacion apo të dhënë tjetër, për të përcaktuar ofertën më të mirë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara;
  • Kryen takime me furnitorët për të përcaktuar kushtet e shitjes, disponueshmërinë e produkteve dhe/ose materialeve si dhe negocion me ta për kushte më të favorshme të ofertës;
  • Koordinohet me furnitorët dhe/ose departamentin e logjistikës për porositë që kryhen për t’u siguruar që ato të mbërrijnë në kohë, si dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me porositë e padërguara;
  • Përgatit dhe rifreskon bazën e të dhënave, statistikat dhe raportet për furnitorët dhe shitësit;
  • Përgatit grafikun e prokurimeve, e monitoron dhe e rifreskon sipas nevojave të kantiereve të Kompanisë;
  • Qëndron i/e përditësuar mbi tendencat e tregut;
  • Detyra të tjera që mund t’i ngarkohen.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
Edukimi:
Diplomë e Nivelit Master në Inxhinieri Ekonomike ose degë të tjera inxhinierike.
Eksperienca: Eksperiencë pune minimumi 3 vite.

Aftësi të tjera:
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup si dhe dedikim në ndjekjen dhe përfundimin e punëve;
  • Aftësia për të përmbushur me sukses dhe në kohë objektivat e kërkuara;
  • Aftësi analitike, negociuese dhe ndërvepruese;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MC Office dhe MS Projects.
Përfitimet:
  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Mënyra e aplikimit

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 14/02/2026.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top