Specialist në Njësinë e Zhvillimit të Produkteve
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- IT | TIK | Informatike Ekonomike
- IT Adminsitrim Rrjeti
- Gjuha
-
- anglisht
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE
TITULLI I PUNËS: SpecialistNJËSIA: Zhvillimit të Produkteve
DEPARTMENTI: Shitjeve me Pakicë
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE KRYESORE:
- Analizon tregun, konkurrencën dhe trendet e industrisë për të identifikuar mundësi për produkte të reja ose përmirësime të produkteve ekzistuese.
- Propozon, dizajnon dhe zhvillon produkte të reja bankare (retail apo biznes).
- Menaxhon ciklin e plotë të jetës së produktit.
- Harton specifikime funksionale dhe dokumentacion të detajuar për produktet.
- Bashkëpunon ngushtë me departamente të tjera (IT, risk, ligjor, marketing, operacione).
- Koordinon procesin e implementimit dhe testimit (UAT) të produkteve.
- Monitoron performancën e produkteve dhe identifikon masa për optimizim.
- Siguron përputhshmërinë me rregulloret dhe politikat e brendshme.
- Përgatit raporte analitike dhe prezantime për menaxhimin e lartë.
- Trajnon dhe mbështet ekipet e shitjes/operacioneve lidhur me produktet e reja.
INDIKATORET E VLERESIMIT:
- Komunikim i shkelqyer ndaj klientit.
- Arritje e objektivit individual lidhur me kriteret e percaktuara.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.
- Njohuri mbi produkte bankare dhe/ose financiare
- Menaxhim projektesh dhe koordinim ndërdepartamental
- Aftësi të mira analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
- Perputhshmeri te plote me politikat dhe strategjite e bankes.
KËRKESAT PËR POZICIONIN:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Bankë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3–5 vjet eksperiencë në sektorin bankar ose financiar.
- Integritet i larte personal.
- I pergjegjshem, i vemendshem, korrekt dhe i sakte.
- Aftesi shume te mira per te bashkevepruar ne grup.
- Njohuri te mira te gjuhes angeze dhe kompjuterike.
Afati i fundit i aplikimit 31 Gusht 2026
Apply