Specialist në Njësinë e Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative të Shpërndarjes
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE
TITULLI I PUNËS: Specialist
NJËSIA: Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative të Shpërndarjes
DEPARTMENTI: Digjitalizimit dhe i Kanaleve të Shpërndarjes
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE KRYESORE:
- Merr pjesë në projektet e digjitalizimit dhe automatizimit të proceseve bankare.
- Analizon dhe propozon përmirësime në shërbimet dhe kanalet digjitale.
- Teston dhe validon funksionalitetet e reja përpara implementimit.
- Monitoron përdorimin dhe performancën e kanaleve digjitale dhe përgatit raporte periodike.
- Bashkëpunon me njësitë e biznesit dhe IT për implementimin e iniciativave digjitale.
- Kontribuon në rritjen e adoptimit të kanaleve digjitale dhe përmirësimin e eksperiencës së klientit.
- Kryen analiza të tregut dhe ndjek zhvillimet e reja teknologjike për të identifikuar mundësi inovacioni dhe përmirësimi.
- Monitoron performancën dhe disponueshmërinë e ATM-ve.
- Koordinon instalimin, zhvendosjen dhe çaktivizimin e ATM-ve.
- Ndjek dhe adreson problematikat teknike në bashkëpunim me furnitorët dhe njësitë përkatëse.
- Monitoron alarmet dhe incidentet e ATM-ve dhe siguron zgjidhjen e tyre brenda afateve të përcaktuara.
- Siguron qe rimbushja e ATM-ve te behet ne kohen e duhur dhe korrekte.
- Përgatit raporte periodike mbi performancën, disponueshmërinë dhe përdorimin e ATM-ve.
- Mbështet implementimin e funksionaliteteve dhe shërbimeve të reja në ATM.
- Administron ciklin e plotë të POS-eve, nga konfigurimi dhe instalimi deri te çaktivizimi.
- Monitoron funksionimin dhe performancën e terminaleve POS.
- Koordinon zgjidhjen e problematikave teknike dhe operacionale të raportuara nga tregtarët.
- Kryen konfigurime dhe përditësime të parametrave të POS-eve sipas nevojave të biznesit.
- Mbështet vendosjen e teknologjive dhe produkteve të reja të pagesave elektronike.
- Siguron monitorimin e vazhdueshëm të transaksioneve dhe funksionimit të kanaleve ATM dhe POS.
- Identifikon dhe raporton anomalitë, ndërprerjet apo problematikat operacionale.
- Kryen analiza periodike për përmirësimin e performancës dhe eficiencës së rrjetit.
- Ndjek respektimin e SLA-ve me furnitorët dhe partnerët e shërbimit.
- Siguron respektimin e politikave të sigurisë dhe procedurave të bankës në lidhje me ATM dhe POS.
- Bashkëpunon me njësitë e sigurisë për identifikimin dhe minimizimin e risqeve operacionale.
- Mbështet auditimet e brendshme dhe të jashtme duke ofruar dokumentacionin e nevojshëm.
- Përgatit raporte periodike mbi performancën, incidentet, disponueshmërinë dhe përdorimin e ATM-ve dhe POS-eve.
- Analizon të dhënat operative dhe propozon masa për optimizimin e rrjetit.
INDIKATORET E VLERESIMIT:
- Komunikim i shkelqyer ndaj klientit.
- Arritje e objektivit individual lidhur me kriteret e percaktuara.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint.
- Eksperiencë në administrimin e ATM-ve, POS-eve ose sistemeve të pagesave elektronike.
- Njohuri mbi procesimin e kartave, rrjetet e pagesave dhe operacionet bankare.
- Aftësi të mira analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
- Perputhshmeri te plote me politikat dhe strategjite e bankes.
KËRKESAT PËR POZICIONIN:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Informatikë, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 1–2 vjet eksperiencë në sektorin bankar ose financiar.
- Integritet i larte personal.
- I pergjegjshem, i vemendshem, korrekt dhe i sakte.
- Aftesi shume te mira per te bashkevepruar ne grup.
- Njohuri te mira te gjuhes angeze dhe kompjuterike.
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e-mailit: hr@uba.com.al. Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit i aplikimit 31 Gusht 2026
Apply