• Specialist Marketing & Lead Generation

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Laprake | Spitali ushtarak | ish Dogana
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Marketing Social Media | ADS | SEO
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience

Përshkrimi i rolit:


Po kërkohet një person kreativ dhe i aftë në marketing për t’u bashkuar me ekipin në zyrën e Tiranës. Kandidati do të jetë përgjegjës për promovimin e produkteve/shërbimeve dhe gjenerimin e lead-eve si për tregun italian, ashtu edhe për tregun shqiptar, duke përfshirë analizë tregu dhe krijimin e strategjive për pozicionim.

Detyrat kryesore:

  • Email marketing dhe fushata digjitale
  • Promovim dhe menaxhim i përmbajtjes në social media (LinkedIn, Facebook, Instagram)
  • Gjenerim i lead-eve (Lead Generation)
  • Promovim i eventeve të kompanisë
  • Krijimi i planeve editoriale për social media dhe blog
  • Krijimi i grafikave bazë për postime në social media (përdorim i tool-it Canva)
  • Analizë tregu për tregun shqiptar dhe strategji pozicionimi

Kërkesat / Aftësitë e nevojshme:

  • Aftësi të mira bashkëpunimi dhe puna në grup
  • Kreativitet dhe aftësi komunikimi të shkëlqyera
  • Shpejtësi në mësim dhe zbatim të aktiviteteve
  • Përgjegjshmëri dhe aftësi për të menaxhuar detyra
  • Njohuri dhe përdorim i mjeteve social media: LinkedIn, Facebook, Instagram
  • Aftësi në copywriting për social media, email dhe blog
  • Njohuri të përdorimit të tool-eve të thjeshta grafike si Canva
  • Analizë tregu (preferohet por nuk është e detyrueshme)
  • Njohje e gjuhës Italiane (B1-B2)
Kualifikime dhe karakteristika personale:
  • Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të marrë përgjegjësi
  • Shpejtësi dhe efikasitet në punë
  • Kreativitet dhe iniciativë
  • Disponibilitet për të udhëtuar në Itali për periudha të shkurtra trajnimi
Çfarë ofrojmë:
  • Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pushime dhe festa zyrtare të paguara (si ato shqiptare, ashtu edhe të vendeve përkatëse të projekteve).
  • Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
  • Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
  • Drekë e ofruar nga kompania në restorantet partnere.

Cel. : +355682002999
Email : info@hitjob.it
 


Apply WhatsApp
Back
Top