• Specialist Logjistike

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme net rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Specialist/e Logjistike
Departamenti: Prokurime dhe Logjistikë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Logjistikes punon nen supervizimin e Menaxherit te Logjistikes dhe është përgjegjës për koordinimin e fazave të procesit të logjistikes, ndjekjen e progresit, koordinimin e punës së ekipeve për faza e përbashkëta; Realizimin e shërbimeve mbështetëse për projektet/aktivitetet e ndërmarra sipas fushës se kompetencës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndihmon dhe suporton Menaxherin e Logjistikes ne menaxhimin e sistemit te operimit midis Departamentit dhe palëve të treta dhe organizimin e dokumentacionit mbështetës;
  • Planifikon mënyrat e transportit;
  • Monitoron kostot e transportit;
  • Menaxhim, ndjekje dhe koordinim i logjistikes per shoqëritë Real Estate;
  • Përgjegjës për menaxhimin, inventarizimin dhe koordinimin e lëvizjes se Aseteve të shoqërisë;
  • Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport;
  • Mban kontakte te rregullta me te gjitha kantieret e shoqërisë;
  • Ndërmjetëson zgjidhjen e kërkesave dhe problematikave të ndryshme me qellim kryesor implementimin e ç’do faze të nisur në përputhje me interesat dhe objektivat e Shoqërisë nen sugjerimet dhe aprovimin e Menaxherit te Logjistikes;


  • Kryen sistematikisht kontrollet dhe raportet e km/karburant dhe të serviseve te automjeteve;
  • Monitoron ngarkesat për t’u siguruar që mallrat/pajisjet vijnë në kohë dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me mallrat/pajisjet e padërguara;
  • Ndjek vepron dhe zbaton manualet, procedurat normat ligjore ne fuqi për të evituar penalizimet;
  • Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Përgjegjësi i Departamentit dhe/apo Administratori i Përgjithshëm;
  • Analizim, raportim i proceseve te logjistikes per shoqerite Real Estate;
  • Koordinim i levizjeve e stafit, akomodimin ne zyra, ambjete fjeteje etj.;
  • Menaxhim i aseteve te pashitura;
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet;

  • Aftësi shumë të mira kompjuterike, në programet “MS Projects”, “Microsoft Office” apo edhe në paketa të tjera standarde, për programim;

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Ndjenjë Përgjegjësie;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të marrë iniciativë;
  • Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.


Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:
https://manetci.zohorecruit.eu/jobs...25001/Specialist-Logjistike?source=CareerSite


Afati i dorëzimit: 16/11/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top