• Specialist kontabiliteti

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
image.php


Kukes International Airport SHPK publikon njoftimin për:

SPECIALIST KONTABILITETI

Adresa: Tirane


Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)
  • Përgjegjës për të rregjistruar shpenzimet e përgjithshme dhe administrative, kostot e personelit, amortizimin dhe shpenzimet financiare
  • Përgjegjës për të rregjistruar të dhënat në sistemin informatik në bazë ditore
  • Përgjegjës për mbajtjen e dosjeve të amortizimit dhe zhvleresimit
  • Përgjegjës për të mirëmbajtur debitoret dhe kreditorët në programin e kontabilitetit
  • Përgjegjës për të kryer rekoncilimet për: pozicionet e hapura të furnitorëve; asetet e rregjistruara në zyrën e prokurimeve; rregjistrimin e të dhënave të transaksioneve me librat e taksave të përgatitura nga specialisti i taksave
  • Përgjegjës për vlerësimin dhe rregjistrimin e TVSH dhe rregjistrimin e tatimit në burim
  • Përgjegjës për të përgatitur raporte periodike (raporti javor i thesarit, raportet e voneses se klienteve,raportin e pagesave te furnitoreve) si dhe raporte të tjera sipas kërkesës
  • Përgjegjës për rregjistrimin e të dhënave që përdoren për përgatitjen e pasqyrave financiare
  • Asiston në pregatitjen e buxhetit të departamentit
  • Përgjegjës për administrimin e procesit të faturimit dhe lëshimin e faturave
  • Përgjegjës për të kontrolluar transaksionet e agjentëve
  • Përgjegjës për të llogaritur interesat për pagesa të vonuara të klientëve
  • Përgjegjës për të ndjekur mbledhjen e llogarive te arketueshme dhe rekoncilimin e balancave të hapura me klientët
  • Përgjegjës për administrimin e arkës
  • Përgjegjës për rekoncilimin e balancave të hapura
  • Përgjegjës për përgatitjen e raporteve dhe rekoncilimet përkatëse
Aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë Universiteti në Financë/Kontabilitet
  • Njohuri të përgjithshme të sistemit të kontabilitetit dhe legjislacionit fiskal shqiptar
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë pune në detyra të ngjashme
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike financiare
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office veçanërisht Excel-it
  • Njohjuri shumë të mira të gjuhës Angleze
  • I/e aftë për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e grupit
  • I/e aftë për të përgatitur raporte cilësore, i/e saktë dhe i/e aftë të kryejë punë të detajuar
  • I/e aftë të vendosë përparësi dhe të respektojë afatet
Për të aplikuar për këtë pozicion aplikantët duhet të dërgojnë një CV të kohëve të fundit në: Blerim.Parllaku@kuiport.al

Data e mbylljes së aplikimeve 9 Mars 2022

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top