• Specialist Junior Finance për Shitjet

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Fashion Group Albania, pjesë e Albi Group që nga Gusht 2025, është Shoqëria e parë e shitjes me pakicë në sektorin e modës që solli konceptin e menaxhimit Franchisee në Shqipëri. Me synimin për të ngritur një standard të ri në tregun e modës/veshjeve dhe shërbimit të klientit, ne kemi rimodeluar tregun shqiptar duke prezantuar marka të njohura ndërkombëtare dhe produkte cilësore alternative. Fashion Group Albania është e pranishme në qendrat më të mëdha tregtare si Tirana East Gate (TEG) dhe Qendra Tregtare Univers (QTU), duke menaxhuar një portofol prej 10 markash të famshme, ndër të cilat Mango, Geox, Parfois, Prenatal, Okaidi, Carpisa, Cortefiel, Springfield, Women Secret, Aldo dhe Tom Tailor. Sot, ne operojmë me 17 dyqane fizike dhe përmes një përvoje online në platformën tonë, www.fga.al.

Albi Group, I themeluar mbi 30 vjet më parë nga familja Humolli në Prishtinë, Kosovë, është rritur nga një biznes i vogël familjar në një lojtar të madh në shitjen me pakicë, pasuri të paluajtshme, shpërndarjen e mallrave të konsumit të shpejtë (FMCG), shërbimet ushqimore dhe mikpritjen.
Albi Group është i përkushtuar ndaj kënaqësisë së klientit, përgjegjësisë sociale dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke formësuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.

Pozicioni i punës: Specialist Junior Finance për Shitjet
Vendndodhja: TEG
Kontrata: Pa afat

Përmbledhja e pozicionit:
Puna e Specialist Junior Finance për Shitjet, konsiston kryesisht në ndekjen ditore të shitjeve realizuar në çdo njësi. Evidentimin e problematikave dhe komunikim të vazhdueshëm me departmentin e IT për zgjidhje. Zhvillim dhe përmirësim të shitjeve me kupona/gift cards.

Detyrat:
  • Kryen kontrollin ditor të postimit të faturave të shitjes.
  • Kryen kontrollin/sistemimin e inventarit në bazë të kërkesës se dyqanit të shitjes për artikujt me diferencë gjendje kontabile vs fizike sipas procedurës.
  • Bën rregjistrimin/kontrollin e shitjeve me kupona/gift cards.
  • Bën rregjistrimin/ kontrollin e veprimeve ditore të arkëtimeve të dyqaneve, POS të bankave, etj.
  • Kontrollon DSR të dyqaneve per shitjet me karte me shitjet në system.
  • Suporton/udhëzon Drejtuesit e Njësive të Shitjes për veprimet e arkëtimeve ditore.
  • Bën aplikimin e arkëtimeve për klientët e shitjeve ne POS Merchant në sistemin kontabël.
  • Kryen kontabilizimin e veprimeve të ndryshme në sistemin financiar.
  • Bashkëpunon ngushtë me Specialist Finance për Shitjet.
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga eprori sipas nevojave operacionale të departamentit.
Eksperienca:
Eksperiencë në financë në industri të ngjashme përbën avantazh.

Kualifikime të tjera:
  • Diplomë universitare në Financë.
  • Njohuri të mira të Ligjeve Tatimore dhe Fiskalizimit;
  • Aftësi analitike të raporteve financiare;
  • Të zotërojë nivel të avancuar përdorimin e excel-it;
  • Të jetë i organizuar dhe të shfaqë vëmendje ndaj detajeve;
  • I aftë të ndjekë disa detyra duke siguruar arritjen e afateve kohore;
  • Të ketë aftësi shumë të mirë për të punuar individualisht si edhe si pjesë e një skuadre;
Kushtet e Punës:
Fashion Group Albania është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën hr@fashiongroup.al brenda datës 20 Mars 2026.
Vetëm personat që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 


Apply
Back
Top