• Specialist i Sigurisë së Informacionit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Menaxhimit të Riskut, Njësia e Sigurisë së informacionit në pozicionin:

Specialist i Sigurisë së Informacionit


Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Përgjegjës për konfigurimin dhe mirëmbajtjen e parametrave të sigurisë për sistemet operative, rrjetit, aplikacionet dhe databazat. Monitoron në mënyrë periodike log-et e sigurisë dhe kryen të gjitha aktivitetet e nevojshme për mbrojtjen e infrastrukturës IT nga te gjitha format e shkeljes së sigurisë. Gjithashtu përgjëgjes për identifikimin e vulnerabiliteteve, bashkëpunon me IT për zgjidhjen e tyre duke u siguruar që janë vendosur kontrollet e duhura për të ruajtur sigurinë e rrjetit, sistemeve dhe të dhënat.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Konfiguron, implementon dhe mirëmban platformat e sigurisë së rrjetit, sigurinë e web, e-mail, zbulimin dhe parandalimin e ndërhyrjeve (IDS/IPS), firewall-et, sistemet e kriptografisë, SIEM, etj.
  • Vlerëson në menyrë të vazhdueshme gjendjen e antivirusit, aplikacioneve, firewall-eve, SIEM, VPN, SSL, sistemeve IDS/IPS dhe të komponentëve të rrjetit;
  • Garanton që përdoren praktikat më të mira të sigurisë së rrjetit përmes auditimit dhe kontrolleve të ndryshimeve në ruter-a, switch-a, firewall-e;
  • Menaxhon vulnerabilitetet, analizon rezultatet e auditimit dhe penetration test;
  • Monitoron sigurinë e databazave;
  • Në bashkëpunim me palët e duhura siguron që banka të ketë pajisje që janë plotësisht funksionale dhe të sigurta;
  • Ka njohuri teknike në administrimin e serverave (windows dhe linux), duke përfshirë patch-imet dhe konfigurimet e sistemeve operative si dhe të pajisjeve të rrjetit;
  • Punon në proceset e kontrollit të ndryshimeve (change management), për të siguruar që të bëhen vetëm ndryshime të autorizuara në pajisje;
  • Monitoron aktivitetin e rrjetit dhe përdoruesve për të siguruar përputhje me politikat e sigurisë;
  • Menaxhon akseset dhe rolet e përdoruesve në infrastrukturën IT, brenda rrjetit ose në distancë;
  • Bashkëpunon me IT dhe departamente të tjera për çështjet që lidhen me sigurinë;
  • Qëndron i/e përditësuar me zhvillimet në standardet e sigurisë dhe kërcënimet e sigurisë;
  • Bashkëpunon në rishikimin e politikave të sigurisë se informacionit;
  • Merr pjesë në zbulimin, raportimin dhe menaxhimin e incidenteve, duke përfshirë analizën e riskut dhe rekomandimet për shmangien e incidenteve të ngjashme.

Profili Individual:

  • Diplomë në fushën e informatikes, inxhinieri kompjuterike, elektronike, telekomunikacion, apo fusha te ngjashme.
  • Eksperiencë prej së paku 1 vit në sigurine e informacionit (eksperienca ne Banke perben perparesi).
  • Njohuri shume te mira ne administrim dhe monitorim te rrjetit dhe pajisjeve te sigurise se rrjetit (me fokus sigurine).
  • Njohuri te mira ne administim dhe monitorim te sistemeve operative dhe databazave (windows, linux, oracle, MSSQL, me fokus sigurine).
  • Njohuri te mira dhe eksperience ne menaxhim dhe analizim te logeve.
  • Njohuri te mira ne analizimin dhe menaxhimin e vulnerabiliteteve.
  • Njohuri ne planet e vazhdueshmerise se biznesit (BCP).
Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira të komunikimit, i/e prirur të ndërtojë marrëdhënie kontruktive me kolegët;
  • I/E aftë të punojë në grup dhe të përballojë disa detyra njëkohësisht;
  • Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve, aftësi organizuese shumë të mira të punës, dhe i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
  • I/E aftë të punojë në projekte në grup, sens të lartë përgjeshshmërie dhe me iniciativë për proceset e punës;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze.
Personat e interesuar për pozicionin duhet të dërgojnë brenda datës 29 Maj 2023:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
 


Apply WhatsApp
Back
Top