• Specialist i Shëndetit e i Sigurisë në Punë

CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Specialist i Shëndetit e i Sigurisë në Punë

Përgjegjësia dhe detyra e këtij pozicioni është e lidhur me zbatimin e masave të sigurisë të vendosura nga kompania dhe orientuara nga Ligjislacioni në fuqi për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve gjatë punës si dhe monitorimin për kryerjen me përpikmëri të veprimtarisë së punës.
Roli dhe përgjegjësitë:
  • Zbaton me përpikmëri kompetencat dhe procedurat e duhura lidhur me Ruajtjen dhe Sigurinë në Punë të punonjësve në mbështetje të rregullave dhe standarteve që kompania aplikon si dhe të Legjislacionit në fuqi.
  • Merr pjesë në inspektimet në terren për të identifikuar dhe vlerësuar kushtet që mund të jenë të rrezikshme për punonjësit. Aty ku ekziston mospërputhja, regjistron shkeljet, rekomandon veprime korrigjuese dhe vendos afate për të siguruar që veprimet janë ndërmarrë.
  • Zbaton ligjet, rregulloret, praktikat dhe procedurat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë në të gjithë kompaninë.
  • Interpreton legjislacionin dhe rregulloret e reja. Identifikon ata që prekin kompaninë dhe i sjell ato në vëmendjen e Menaxherit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Harton rekomandime për politikat, udhëzimet ose procedurat specifike sipas nevojës.
  • Zhvillon dhe rekomandon programe informative, trajnimi dhe informimi për të promovuar qëllimet e Sigurisë dhe Shëndetit në punë midis punonjësve dhe menaxherëve të kompanisë.
    Ekzaminon materialet dhe metodat e trajnimit për Sigurinë dhe ndihmon me ofrimin e trajnimit për të përfshirë përditësimin dhe modifikimin e kurseve ekzistuese, caktimin dhe ndjekjen e përfundimit të trajnimit.
  • Garanton perditesimin e udhezimeve të marra dhe kontrollon ekzekutimin korrekt të tyre gjatë punës.
  • Kontrollon ekzekutimin e sakte të procedurave në fuqi nga punonjësit.
  • Kontrollon punën dhe performancën duke përfshirë përdorimin e DPI.
  • Rrit ndërgjegjesimin e punonjësve për rreziqet që mund të hasin gjatë procesit të punës.
  • Ndjek certifikimet specifike të punonjësve që lidhen me Ruajtjen dhe Sigurinë në punë si dhe përditësimin e tyre në baza vjetore.
  • Verifikon çdo rrezik të paparashikuar që mund të evidentohet gjatë fazave të prodhimit dhe propozon masa sigurie.
  • Asiston Menaxherin e Ruajtjes dhe Sigurisë në Punë per hartimin e programeve parandaluese.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Të ketë përfunduar studimet e larta Universitare në një nga fushat si; Ruajtja & Siguria në Punë, Kimi, Biologji,Shëndeti Publik, Matematikë, Inxhinjeri, Higjenë Industriale.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në fushën e “Shëndetit dhe Sigurisë në Punë”, preferohet në fushën e industrisë ushqimore.
  • Aftësi për të kuptuar dhe analizuar informacione komplekse dhe t’i paraqesë ato thjeshtë dhe saktë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese në të shkruar dhe të folur.
  • Aftësi negociuese dhe aftësi bindëse.
  • Të jetë i pajisur me disa nga certifikime në fushën e Ruajtjes & Sigurisë në Punë si p.sh; OHSAS, CSP, CIH, ISO 45001,OHSAS 18001 etj.
  • Përdorues i mirë i programeve Microsoft Office (sidomos Excel).
  • Njohuri të mira të gjuhëve Angleze/Italiane.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një e-mail ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje e CV-së në adresen: hr@cocacola.al Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen. Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top