• Specialist i Rekuperimit të Kredive në Vonesë

Rreth Nesh

Kredo Finance sh.p.k një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proçes të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe sherbim klientele, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e Specialist i Rekuperimit të Kredive në Vonesë.

Përshkrimi i Detyrave

√ Komunikimi me debitorët të cilët do të jenë pjesë e portofolit nën administrim, me anë të telefonatave, SMS me qëllim rekuperimn e detyrimit në vonesë.

√ Kryen klasifikimin e kredive duke i dhenë statusin perkatës bazuar në komunikimin me debitorët.

√ Dokumenton cdo informacion të marrë nga klienti në profilin e tij në sistemin e administrimit të kredive.

√ Analizon dhe rekomandon tek supervizori cdo kerkesë për falje gjobe si dhe kryen përditesimin e vlerave të aprovuara në sistem për të siguruar të dhëna të sakta në detyrimin e plotë të klientit.

√ Negocion me debitorët plane pagesash duke analizuar aftësinë paguese të tyre si dhe monitoron zbatimin e tij.

√ Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Supervizorit.

Kërkesat Kryesore

√ Diplomë Universitare

√ Aftesi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën.

√ Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave

√ Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh

√ Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal.

√ Aftësi të shkelqyera të punës në grup

√ Aftësi shumë të mira kompjuterike


Benefitet

√ Kredo Finance dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron

√ Institucioni Kredo Financë përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese


Instruksione mbi aplikimin

Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:
https://talent.sage.hr/jobs/90809a11-09b8-4679-9b16-07dec74587ea
 


Apply
Back
Top