Specialist i Planifikimit dhe Analizës financiare
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Kontabilitet | Audit
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Specialist i Planifikimit dhe Analizës financiare.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në hr@cocacola.al ose në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 15/01/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Specialist i Planifikimit dhe Analizës financiare.
Qëllimi i punës:
Të mbështesë Menaxherin e Planifikimit Financiar në analizimin e të dhënave financiare, përgatitjen e buxheteve, parashikimeve dhe analizave tëvariancave, duke siguruar saktësi, përputhshmëri dhe respektimin e afateve kohore, në funksion të vendimmarrjes së menaxhimit. Ndihmon në hartimin e pasqyrave financiare vjetore dhe të shënimeve shpjeguese, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, si dhe në procesin e auditimit të këtyre pasqyrave nga auditues të jashtëm të pavarur.
Roli dhe përgjegjësitë:
Në mënyrë më specifike, përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, sa më poshtë:- Mbështet përgatitjen e buxheteve vjetore dhe parashikimeve periodike, bazuar në inputet nga departamentet përkatëse dhe udhëzimet e Menaxherit.
- Mbështet procesin e planifikimit mujor të të ardhurave, shpenzimeve, llogarive të bilancit dhe flukseve të parasë, sipas buxhetit të aprovuar dhe inputeve nga të gjitha departamentet.
- Mbështet përgatitjen e raportimit mujor të flukseve hyrëse dhe dalëse të parasë, ndjek parashikimin e flukseve hyrëse dhe dalëse (cash flow forecast) dhe analizon devijimet ndërmjet parashikimit dhe realizimit, duke raportuar rezultatet tek Menaxheri i Planifikimit dhe Analizës Financiare.
- Kontribuon në përgatitjen e analizave financiare për produkte të reja, projekte investimi dhe iniciativa të tjera biznesi.
- Në bashkëpunim me kontrollin financiar dhe kontabilitetin, verifikon nëse regjistrimet kontabël janë në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit fiskal lokal dhe kërkesat e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.
- Mbështet përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore dhe të shënimeve shpjeguese, në përputhje me SNRF.
- Përgatit dokumentacion dhe analiza mbështetëse për procesin e auditimit të jashtëm dhe u përgjigjet kërkesave të auditorëve.
- Ndihmon në raportimin e transaksioneve me palët e lidhura për shoqërinë mëmë dhe shoqëritë e grupit.
- Mbështet përgatitjen e informacionit financiar për raportin vjetor të Transferimit të Çmimit, në bashkëpunim me konsulentë të jashtëm.
- Kontribuon në përmirësimin dhe standardizimin e proceseve të planifikimit dhe raportimit financiar.
- Merr pjesë në testimin dhe implementimin e zhvillimeve në sistemin ERP që lidhen me raportimin financiar dhe analizat e përfitueshmërisë së produkteve
- Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas nevojës dhe udhëzimeve të Menaxherit.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Kontabilitet / Financë.
- Minimumi 2 vite përvojë pune në Kontabilitet / Financë (e preferueshme eksperienca në një ambient financiar në FMCG).
- Aftësi shumë të mira në komunikimin verbal dhe të shkruar.
- Aftësi për të respektuar afatet kohore.
- Aftësi të mira analitike dhe në modelim financiar.
- Aftësi për të treguar iniciativë dhe për të punuar në mënyrë të pavarur.
- Njohuri të avancuara në përdorimin e MS Office, veçanërisht MS Excel.
- Njohja e programit Dynamics 365 Finance & Operations përbën avantazh.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi për të bashkëpunuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet, duke treguar përgjegjshmëri dhe iniciativë.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në hr@cocacola.al ose në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 15/01/2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Apply WhatsApp