• Specialist i Kujdesit te Klientit

Përshkrimi​

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.
Ne jemi në kërkim të: Specialist i Kujdesit per Klientin.

Detyrat​

  • Menaxhon marrëdhënien e klientit me kompaninë nga momenti i firmosjes së kontratës deri në dorëzimin fizik të pronës së blerë.
  • Merr në dorëzim dhe menaxhon portofolin e klientëve sipas projekteve.
  • Menaxhon proçesin e kërkesave të klientit për ndryshime në pronën e blerë, duke plotësuar formatet respektive, dorëzimin në departamente të caktuara, si dhe njoftimin e klientit sipas vendimeve të marra në afatin e përcaktuar në proçedurë.
  • Informon klientët për fazën e punimeve në objekt me qëllim dërgimin e projekteve nga klientët brenda afateve të përcaktuara sipas fazës së punimeve.
  • Koordinohet me strukturat e tjera të kompanisë si Inxhinierët zbatues dhe Arkitektë si edhe Master-in e Projektit në lidhje me informacione të ndryshme që kërkojnë klientët në lidhje me ecurinë e punimeve të projekteve.
  • Ndjek marrëdhëniet financiare të klientit me kompaninë, të cilat kushtëzojnë dhe përcaktojnë zbatimin e kërkesave të miratura për ndryshime për objektin e klientit.
  • Supervizon punimet në projektet përkatëse kur është e nevojshme.
  • Të mbajë dhe të raportojë në mënyrë korrekte tek eprori sipas formatit të përcaktuar gjithë aktivitetin sipas proçedurës në fuqi.
  • Koordinimi ndërmjet kompanisë dhe blerësit për çështje që lindin pas nënshkrimit të kontratës duke ndjekur me përpikmëri proçedurat e kompanisë dhe plotësimin në kohë të kërkesave.
  • Ndjek ankesa dhe problematika të klienteve deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre për një shërbim cilësor ndaj klientit dhe rritjen e kënaqësisë së klientit.
  • Ndjek me Departamentin ligjor dhe financën proçesin e finalizmit të kontratës së shitjes kur del çertifikata e pronësisë.
  • Ndjek klientët të cilët janë në vonesë me pagesën e kësteve.
  • Raporton në baza ditore tek Drejtori i Departamentit.

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
  • Të njohë shumë mirë një gjuhë të huaj, preferohet anglisht.
  • Të njohë shumë mirë programet baze Office (avantazh njohja e programeve profesionale).
  • Të jetë i/e besueshëm.
  • Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
  • Të ketë aftësi menaxhuese e vendimarrëse.

Shënime​

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare hr@agikons.com ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top