• Specialist/e Finance

Europetrol Group është një grup me eksperiencë +25 vjecare në sektorin e hidrokarbureve.
Grupi është duke kërkuar një Specialist/e Finance.

Roli dhe përgjegjësitë:


Specialisti/ja e Financës është përgjegjës/e për përgatitjen e informacionit financiar të përshtatshëm si dhe regjistrimin e të dhënave financiare në sistemin kontabël të Shoqërisë (Financa 5) duke përfshirë:

  • Regjistrimin e veprimeve me bankën dhe arkën;
  • Përgatitjen e listë pagesave;
  • Monitorimin i klientëve dhe furnitorëve;
  • Përgatitjen e deklarimeve dhe rakordimet në lidhje me marrëdhënien me shtetin;
  • Rakordimi dhe mbyllja mujore e llogarive
  • Llogaritje e TVSH-se
  • Funksionet dhe detyrat kryesore në lidhje me raportimet periodike tek ortaket;
  • Mbajtja e gjendjes se inventarit te magazines, kartelave te artikujve, rakordimin me kontabilitetin
  • Të tjera.
Kualifikimet
  • Diplomë në degët financë/kontabilitet
  • Njohuri në programin e Finance 5
  • Te jetë i/e familjarizuar me Standartet Kombëtare të Kontabilitetit.
  • Të realizojë proceset dhe objektivat e përcaktuar me integritet dhe korrektësi.
  • Të ruaj dhe te mbrojë informacionet konfidenciale.
  • Të jetë i/e orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunim në grup
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.


Dërgoni CV-në tuaj në adresen e email-it:

europetrol.albania@yahoo.com
Ose telefononi ne nr: +355 69 40 23 000


EUROPETROL GROUP
Mob: +355 69 40 23 000
E-mail: europetrol.albania@yahoo.com
Web: www.europetrolgroup.com
Address: Bul. “Zhan D’ark” Pll. 5, Apt. 1/1, Tirane, AL
 


Apply WhatsApp
Back
Top