• SPAR Kasier/e Lezhë

Lezhe
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Gjuha
SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni:Kasier/e Lezhë
Departmenti: Departamenti i kasave
Vendodhja: Lezhë
Përmbledhja e Pozicionit: Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në menaxhimin e sektorit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë; Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi.

Detyrat:

  • Mirëpret dhe komunikon me klientët me etikë të lartë profesionale;
  • Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte;
  • Kontrollon çdo produkt që kalon mbi kasë;
  • Komunikon çmimin konsumatorëve duke kryer të gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte në përputhje me kërkesën e klientit;
  • Kujdeset për gjendjen e cash-it në kasë;
  • Orienton dhe ndihmon konsumatorët në gjetjen e produkteve specifikë duke informuar ata mbi ofertat e fundit;
  • Mirëmban në rregull ambjentin e punës duke e pajisur me furnizimet e nevojshme, etj.

Kërkesat:

a. Edukimi:Arsim i mesëm ose i lartë.
b.Eksperiencat e punës:Eksperiencë pune të ngjashme.

c.Kualifikime të tjera:

  • Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh.
  • d. Aftesi të tjera:
  • Aftësi për te punuar në skuadër;
  • Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
  • Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
  • Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [COLOR=#0563C1]hr@spar.al[/COLOR] duke përcaktuar në subjekt pozicionin, duke kontaktuarwhatsapp 0684099051 ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top