• SPAR Inventarizues

spar_albania_cover.jpg


SPAR Albania
është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Inventarizues
Departamenti: Financë
Vendodhja: Tirane

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
  • Është përgjegjës për numërimin dhe skanimin e saktë të produkteve në përputhje me standardet e kompanisë;
    Koordinon inventaret ne te gjithe rrjetin dhe ben validimin e tyre ne sistem;
Përgjegjësitë kryesore:
  • Merr pjesë në përgatitjen dhe bërjen e inventarit në të gjitha departamentet e dyqanit;
  • Numëron dhe skanon mallrat në përputhje me standardet e kompanisë;
  • Monitoron dhe përgatit raporte për diferencat e inventarit;
  • Është përgjegjës për monitorimin dhe regjistrimin e saktë të përdorimeve të brendhsme, të bazës materiale të përdorur, sipas procedurave të kompanisë;
  • Eshte pergjegjes per sistemimin dhe inventarizimin e magazines se aseteve;
  • Koordinon Inventaret ne baze rrjeti;
  • Eshte pergjegjes per validimin e tyre ne sistem:
  • Kryen inventarizimin e aseteve te kompanise;
  • Të njohë shkëlqyeshëm sistemin e inventarit ;
  • Informon eprorin direkt mbi diferencat e mundshme dhe anomalitë e stokut në sistem në bazë të kontrolleve ditore që ai ushtron;
  • Informon supervizorin për cdo problem ditor dhe sygjeron zgjidhjen e tij;
  • Të njohë shkëlqyeshëm dhe të mbikqyrë të gjitha proceduarat e brendshme në lidhje me produktet, higjienën dhe rastet emergjente;
  • Merr pjese në mënyrë aktive në të gjitha projektet që kanë lidhje më punën e tij;
Kërkesat:Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
Eksperiencat e punës:
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në shitjet me pakicë/inventare.
    Kualifikime të tjera:
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Fleksibel me oraret (turnet e treta)
    Aftësi të tjera:
  • Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin, online nëpërmjet faqes së Web-it Spar.al, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 30/03/2024
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top