• Social Media Specialist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Web design
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania, në emër të klientit të saj, një ndër kompanitë më të mëdha e të marketingut dhe komunikimit po rekruton Social Media Specialist

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi dhe implementimi i kalendarit mujor të komunikimeve dhe fushatave promovuese, në përputhje me prioritetet e biznesit;
  • Krijimi i përmbajtjeve kreative, të strukturuara dhe me ndikim për të gjitha platformat sociale (LinkedIn, Instagram, Facebook, etj.);
  • Krijimi dhe publikimi i përmbajtjeve vizuale dhe tekstuale (postime, stories, reels, video të shkurtra).
  • Bashkëpunimi me ekipin e dizajnit dhe shitjeve te kompanive te Grupit për të siguruar koherencë në komunikim.
  • Hulumtim i trendeve, konkurencës dhe ideve kreative për përmbajtje të reja.
  • Hartimi dhe redaktimi i artikujve, blogeve, buletineve dhe materialeve të tjera të marketingut;
  • Menaxhimi dhe përditësimi i përmbajtjes së faqeve së internetit të kompanisë;
  • Monitorimi i performancës së publikimeve/fushatave, dhe përgatitja e raporteve të përmbledhura, duke sugjeruar përmirësime bazuar në analizat e të dhënave;
  • Asistim në përgatitjen e materialeve të komunikimit dhe marketingut për trajnime apo projekte të brendshme.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë në ndërtim kontenti, komunikime, menaxhim rrjetesh sociale;
  • Njohje e platformave të kontentit dhe dizajnit si Canva, WordPress;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të jetë person i përgjegjshëm, i përkushtuar në punë dhe proaktiv;
  • Kreativ, i vëmendshëm ndaj detajeve dhe me aftësi të mira organizative.
Dergoni cv tuaj: dalina.gjicali@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top