• Ofrohet vend pune Menaxher/e shitje

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Square 21 | Parku | Globe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Elektrosek është ngritur mbi themele të forta, të përbëra nga besimi i klienteve tanë dhe i ndërtuar nga bashkëpunimi me liderat botërorë në fushën e Sigurisë.
Prej më shumë se 10 vjetësh operojmë në sektorin e Sigurisë Elektronike, duke ndërtuar një staf profesionistësh të kualifikuar në zgjidhjet e problemeve të sigurisë.
Në kuadër të zgjerimit të stafit, shpallim vendin vakant “Menaxher/e shitje”

Detyrat Kryesore:

  • Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe klientë të rinj
  • Prezantimi dhe promovimi i produkteve të sistemeve të sigurisë (CCTV, alarm, kontroll aksesi, interkom etj.)
  • Hartimi i ofertave dhe ndjekja e procesit të shitjes
  • Arritja e objektivave mujore të shitjeve
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe departamentet e tjera
Kërkesat:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet në Menaxhim, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë pune në shitje, preferohet në fushën e sistemeve të sigurisë
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
  • Njohuri mbi produktet dhe teknologjitë e sigurisë
  • Aftësi organizative dhe menaxheriale
  • Njohuri të mira kompjuterike
  • Patentë e klasit B përbën avantazh
Ne Ofrojmë:
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues
  • Mundësi zhvillimi profesional
  • Trajnime mbi produktet dhe teknologjitë më të fundit
  • Pagë konkurruese dhe bonuse sipas performancës
Kontakt:

Adresa: Rruga Muhedin Llagami, Tirane
Email: info@elektrosek.com
Cel: +355697033333
 


Apply WhatsApp
Back
Top