• Shqiperi, kerkohet Marinar/e Sezonal/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Fitnes | Sport
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë.
ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë),
Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!
Jemi në kërkim të një Marinari/e Sezonal/e për t'iu bashkuar ekipit tonë. Nëse të pëlqen puna në det, je i/e përgjegjshëm/e
dhe dëshiron të punosh në një ambient profesional gjatë sezonit veror, apliko tani!

Detyrat​

  • Mirëmbajtja dhe kujdesi i përditshëm i jahtit.
  • Asistimi dhe ofrimi i një shërbimi cilësor për klientët gjatë lundrimeve.
  • Mbajtja e ambienteve të jahtit të pastra dhe të rregullta.
  • Bashkëpunimi me ekipin për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Kualifikimet​

  • Të dijë të notojë.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
  • Të jetë i/e gatshëm/e të punojë deri në fund të muajit shtator.
  • Të jetë i/e përgjegjshëm/e, komunikues/e dhe i/e sjellshëm/e me klientët.
  • Përvoja në pozicione të ngjashme përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.

Shënime​

  • Pagë konkurruese.
  • Dieta të përfshira.
  • Ambient pune profesional dhe dinamik.
  • Mundësi për të fituar eksperiencë në sektorin e turizmit dhe shërbimeve detare.
Kohëzgjatja: Punësim sezonal deri në fund të shtatorit.
Vendndodhja: Bregdeti i jugut i Shqipërisë.
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin 067 206 4428.
 


Apply WhatsApp
Back
Top