• Shoqëria Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi në zyrë

Shoqëria Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi në zyrë

Inxhinieri i Ndërtimit në zyre kontrollon ecurine e objekteve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe legjislacionin e aplikueshëm në fuqi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përpunon projektet, harton situacionet mujore dhe librezat e masave për objektin përkatës;
  • Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Identifikon, planifikon dhe llogarit volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
  • Përgatit dosjen teknike të objektit për dorëzim.
Personat e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune
  • Të lexojë mirë projektet dhe të ketë aftësi të mira preventivuese
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese
  • Të ketë aftësi menaxheriale dhe të jetë i aftë në vendosjen e prioriteteve në punë
  • Të përdorë mirë programet Autocad dhe paketen Microsoft Office
Mirëpresim aplikimet tuaja për këtë mundësi punësimi. Ju lutemi dërgoni CV tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e email-it: jobs@senka.al
 


Apply
Back
Top