• Shofer Dërgesash - Neptun Albania

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim punësimi

Neptun shpk
është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Shofer Dërgesash

Departmenti: Logjistikë

Vendodhja: Tiranë


Shoferi është përgjegjës për furnizimin me produktet të dala nga Magazina qendrore dhe transportimin e tyre sipas (sasisë dhe cilësisë) të kërkuar nga klienti.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Kryen transportin e produkteve nga magazina në destinacion.
  • Kryen lëvizje dhe transporte midis klientëve, partnerëve, shitësve dhe magazinës.
  • Mban ditarin e furnitorit gjatë gjithë orarit të punës ku shënohen të gjitha lëvizjet.
  • Raporton çdo ngjarje tek Menaxheri i Logjistikës.
  • Mirëmban automjetet dhe dokumentet e tyre.
  • Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga Supervizori.

  • Kualifikimet:
  • Te zotërojë patentë te klasit B.
  • Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
  • Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
  • Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 29/05/2026 në adresën [B]hr@neptun.al[/B] ose në numrin e kontaktit +355689000089

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top