• Shkoder, ofrojme trajnime Trajnim dhe certifikim, mundesi punesimi

Shkoder
“Resurset Natyrore ne Zhvillim - NRD” NGO, eshte angazhuar ne implementimin e projektit ‘"Zhvillim Ekonomik permes pjesemarrjes se komunitetit ne vendimarrje ",nje projekt i shpallur fitues ne konkursin e organizuar nga “Leviz Albania” dhe financuar nga Ambasada Zvicerane ne Shqiperi.
Ky projekt synon institucionalizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, në përcaktimin e përparësive të zhvillimit, planifikimit, hartimit të buxhetit dhe ofrimit të shërbimeve me cilesi e transparence.
Ne kuadrin e ketij projekti do zhvillohen nje sere aktivitetesh, ku pikenisja do jete trajnimi tre ditor i nje grupi prej 50 qytetarësh, (kryesisht të rinj), banorë të Shkodrës dhe njësive administrative të perfshira ne Bashkine Shkoder dhe të bashkive të tjera të qarkut, mbi:
• Ligji i qeverisjes vendore e decentralizimi,
• Reforma e territorit, sfidat e mundesite
• Metodologjitë bashkëkohore të përcaktimit të prioriteteve
• Buxhetim me pjesemarrje të komunitetit.
Ky trajnim i hartuar dhe lektuar nga eksperte me te mire te fushave perkatese, do mundesoje rritjen e kapaciteteve dhe ndergjegjesimin e pjesemarresve qe mund dhe duhet te percojne zerin e tyre ne strukturat vendimarrese. Do jete nje start i mire per punesimin e tyre ne strukturat e qeverisjes vendore.Po ashtu kjo praktikë sherben si nje instrument efikas per rritjen e ndërgjegjes qytetarë për adresimin e duhur të problemeve të komunitetit për përmirësimin e nivelit të jetesës.
Pjesemarresit do paisen me certifikate ne fund te trajnimit. Ato do angazhohen ne ndjekjen e dy survejimeve dhe ne nje faze intershipi ne zyrat e Bashkise dhe Njesive Administrative.
Ftojme te gjithe te interesuarit per te marre pjese ne keto aktivitete, te dergojne nje CV e Leter motivimi ne adresen resourcesindevelopment@gmail.com deri ne dt. 24.06.2016







uEOOyCNtEvI.png











Tel. : 0676035803
 


Contact WhatsApp
Back
Top