• Shkoder, ofrohet vend pune Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Shkoder

Shkoder
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:
Ekzekutiv Shitjesh HoReCa Shkoder

Qëllimi i punës:


Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuar lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut, vizitat tek klientët HoReCa dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.

Roli dhe përgjegjësitë:
  • Viziton çdo klient HoReCa në zonën e tij sipas programit ditor.
  • Sigurohet që produkti të jetë i ekspozuar në mënyrë tërheqëse dhe sipas standarteve të kompanisë në restorante, hotele dhe kafene.
  • Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit tek klientët HoReCa dhe rekomandon furnizime të reja kur nevojitet.
  • Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon mundësi të reja biznesi në sektorin HoReCa.
  • Garanton vendosjen e materialeve promocionale në hapësirat e përcaktuara (menu, tavolina, zonat e dukshme të klientit).
  • Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës dhe Ekipin e Marketingut.
  • Shërben si pika e parë e kontaktit për realizimin e aktiviteteve të marketingut në ambientet HoReCa.
  • Koordinon me stafin e lokalit dhe Ekipin e Marketingut për të siguruar gatishmërinë e aktivitetit (hapësira, dukshmëria dhe standardet e dakorduara të realizimit).
  • Siguron disponueshmërinë e produktit dhe mbështet me logjistikën e fundit, kur kërkohet.
  • Monitoron realizimin e aktivitetit në terren, adreson çështjet që lindin dhe raporton progresin dhe problematikat ditore.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri/drejtori i drejtpërdrejtë
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
  • Të ketë dëshirë të punojë në terren.
  • Leje drejtimi automjeti.
  • Të banojë në Shkoder/ Lezhe.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar email në hr@cocacola.al ose duke klikuar në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 15/04/2026.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top