Shkoder, ftese per oferte Facilitete të nevojshme për organizim trajnimi-workshope, qyteti Shkodër
- Shkoder
Tiranë më 24.12.2025
FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: Facilitete të nevojshme për organizim trajnimi (Sallë Trajnimi, drekë, darkë, pushim kafe, akomodim dhe lehtësira të tjera) në qytetin e Shkodrës.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS AL) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe anëtare aktive e Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, e përbërë nga 136 shoqata të pavarura kombëtare. Ne punojmë së bashku me një vizion të vetëm: çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Që nga viti 1995, SOS Shqipëri operon në fushën e mbrojtjes sociale duke ofruar shërbime përkujdesjeje për fëmijët pa kujdes prindëror, shërbime parandaluese të bazuara në komunitet për familjet në nevojë dhe fëmijët e tyre, përgatitje për largim nga kujdesi dhe shërbime mbështetëse për të rinjtë.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në mënyrë aktive, merr pjesë në politikbërje dhe mbron të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve që janë në rrezik social. Ne punojmë ngushtë me vendimmarrësit, institucionet qeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit e shërbimeve sociale dhe i kushtojmë rëndësi të madhe përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve në proceset vendimarrëse.
SOS Fshatrat e Fëmijëve, përkatësisht SOS Shqipëria, SOS Maqedonia e Veriut, SOS Ukrainë, SOS Bjellorusia dhe SOS Armenia kanë filluar zbatimin e Projektit “E Drejta për një Familje II – Përmirësimi i disponueshmërisë, aksesueshmërisë dhe cilësisë së familjeve kujdestare dhe shërbimeve me bazë komunitare’. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim- BMZ
Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për facilitete dhe shërbime të nevojshme për organizim trajnimesh/workshope në qytetetin e Shkodrës.
Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve të nevojshme për organizimin e trajnimeve/workshopeve të paraqesin interesin e tyre deri më datë 08.01.2026 duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al
Për më shumë detaje referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.
Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
Attachments
Contact