• Shitet apartament 2+1+2 (Tulipan Residence)

Cmimi Euro
244900
Shitet apartament 2+1+2 Tualete dhe 2 Ballkone ne cmim okazion (1700 euro / m2)
Ndërtimi përfundon per 18 muaj (aktualisht ne faze kapote)

Pagesa 100% E Plotë

Te dhenat e apartamnetit:

- 1 Sallon/Kuzhine
- 2 Dhoma Gjumi
- 2 Tualete
- 2 Ballkone

- Sipërfaqje bruto : 144 m2
- Sipërfaqje neto : 124 m2
- Sipërfaqje përbashkët : 20 m2
- Kati 2

Perse Tulipan Residence

Nisur nga vetë emri, gjelbërimi është kryefjala e rezidencës. E rrethuar nga pemë të larta të varieteteve të ndryshme, çdo stinë shijon ndryshe brenda asaj zone banimi e rekreacioni. Është vështirë të gjeni një hapësirë me ajër më të pastër pa u larguar plotësisht nga qyteti. Çfarë e bën ndryshe Tulipan Residence nga komplekset e tjera të banimit është raporti fare i ulët i hapësirës së rezervuar për ndërtim. Mbi 80% e projektit i rezervohet natyrës dhe zonave komunitare per rekreacion.

E kufizuar nga autostrada Tiranë-Elbasan, "Tulipan Residence" shtrihet në pjesën jugore të qytetit, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë. Duke qenë se tipologjia e objekteve do të jetë banim, aksesi me pikat kryesore të qytetit mbetet një prej prioriteteve më të rëndësishme. Për më pak se 5 minuta jeni në akset më të rëndësishme rrugore, qëndrave tregtare, 3 liqeneve dhe 1 parku.

Cel. : +355676100511
 


WhatsApp
Back
Top