• Shift Manager - OPA QTU

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
  2. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
Revo Hospitality Group
po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Ne po kërkojmë për:
  • Menaxher Turni OPA QTU
Roli dhe përgjegjësitë;
  • Delegimi i detyrave tek stafi dhe mbikëqyrja e performancës së tyre;
  • Përgjegjës për kryerjen e furnizimeve sipas nevojës si dhe mbajtjen e rregullt të inventarit periodik;
  • Pritja dhe shërbimi i klientëve sipas standartit të përcaktuar nga kompania;
  • Përgjegjës për organizimin e stafit dhe menaxhimin e pushimeve javore;
  • Pergjegjes për të ndihmuar stafin për të zgjidhur problematikat gjatë orarit të shërbimit;
  • Përgjegjës për ndjekjen e shpenzimeve ditore dhe raportimin e tyre tek eprori;
  • Ndjekjen e të gjitha rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë në punë;
  • Shqyrton dhe vlerëson rregullisht kënaqesinë e klientëve dhe rekomandon politika të reja operacionale;
  • Pergjegjës për marrjen përsiper te detyrave të shërbimit edhe arkës në momente fluksi;
  • Mirembajtja e ambjentit të restorantit edhe mjeteve te punës;
  • Të njohë te gjitha rreziqet që vijnë nga ushqimet;
  • Te njohë pikat e kontrollit, praktikat e punes,praktikat e higjenës dhe gjurmueshmërinë e produktit;
  • Te arrijë objektivat e vendosura nga kompania edhe menaxheri i pergjithshëm.
Kualifikimet:
  • Minimalisht 3 vjet përvojë pune;
  • Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;
  • Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit në varësi;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve;
  • Të ketë aftësi te mira organizative dhe planifikuese;
  • Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat
Për të aplikuar për pozicionin, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emailin hr@rhg.al ose kontaktoni në numrin +355 69 707 9300.
 


Apply WhatsApp
Back
Top