• Shield Recruitment & HR kërkon Manovrator për kranë kullë (1 vend pune) për klientin e saj

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer | Manovrator | Vinc | Fadrom | Eskavator
Eksperienca
vetem me eksperience
Shield Recruitment & HR kërkon Manovrator për kranë kullë (1 vend pune) për klientin e saj,
kompani e njohur në fushën e zhvillimit të projekteve dhe ndërtimit.

Vendi i Punës: Palasë/Himarë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Manovratori i kranit kullë është përgjegjës për operimin e kraneve kullë në kantier, duke siguruar ngarkimin, lëvizjen dhe vendosjen e materialeve në mënyrë të sigurt dhe efikase.
  • Punon ngushtë me inxhinierët dhe ekipet në terren për të mbështetur realizimin e punimeve sipas planit dhe afateve të projektit.
  • Operon kranin kullë sipas udhëzimeve dhe planit të punës.
  • Drejton dhe manovron mjete motorike me leje drejtimi të kategorive B dhe BE, përfshirë mjetet me rimorkio ose pajisje të bashkëngjitura.
  • Siguron ngarkimin dhe shkarkimin e materialeve me kujdes dhe në përputhje me standardet e sigurisë.
  • Bashkëpunon me ekipet në terren për vendosjen e materialeve në vendin e duhur.
  • Kryen kontrollin vizual dhe inspektimet rutinore të kranit para përdorimit.
  • Raporton çdo problem teknik ose defekt të konstatuar në kran.
  • Respekton rregullat e sigurisë në kantier dhe standardet e projektit.
Kualifikimet:
  • Certifikatë ose trajnim për operimin e kraneve kullë.
  • Leje drejtimi e kategorive B dhe BE.
  • Përvojë në operimin e kraneve kullë (avantazh i madh).
  • Njohuri të mira mbi rregullat e sigurisë në kantier.
  • Aftësi për të punuar me përgjegjësi të lartë dhe përqendrim maksimal.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR
https://shieldrecruitment.org/deri me datë 26 Qershor 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top