• Shef/e Finance

Inna Group Shpk është një kompani me bazë në Shqipëri,
që merret me distribuimin e produkteve të njohura si Birra Peja, pije freksuese Sola dhe pijen energjike Go+.
Shefi/Shefja e Financës është përgjegjës/e për menaxhimin e aktiviteteve financiare dhe kontabël të kompanisë, duke siguruar raportim të saktë financiar, kontroll të buxhetit, menaxhim të likuiditetit dhe zbatim të legjislacionit fiskal. Pozicioni mbështet menaxhmentin në vendimmarrje përmes analizave financiare dhe kontrollit të performancës së kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore
  • Drejton dhe organizon departamentin e financës dhe kontabilitetit.
  • Siguron saktësinë e regjistrimeve financiare dhe përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi.
  • Përgatit dhe analizon pasqyrat financiare dhe raportet periodike për menaxhmentin.
  • Harton dhe monitoron buxhetin, fluksin e parasë dhe performancën financiare të kompanisë.
  • Mbikëqyr proceset e arkëtimeve, pagesave dhe detyrimeve tatimore.
  • Kontrollon kostot, likuiditetin dhe zbatimin e procedurave të kontrollit të brendshëm.
  • Menaxhon dhe zhvillon ekipin e financës, duke mbështetur arritjen e objektivave të kompanisë.
  • Kryen detyra të tjera që lidhen me funksionin e pozicionit, sipas kërkesave të menaxhmentit.
Kualifikimet:
  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në financë, me të paktën 2 vite në pozicion drejtues.
  • Njohuri të mira të kontabilitetit, legjislacionit fiskal dhe raportimit financiar.
  • Përvojë në hartimin e buxheteve, menaxhimin e fluksit të parasë dhe analizën financiare.
  • Njohuri të programeve financiare/ERP dhe Microsoft Excel.
  • Përvoja në kompani distribuimi, tregtie ose FMCG përbën avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike, komunikuese dhe drejtuese, me integritet dhe përgjegjshmëri.
Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në emailin: elisena.d@inna-group.com
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top