• Shërbim Klienti (në zonën e arkës) - Dega Fushë-Krujë

Shërbim Klienti (në zonën e arkës) - Dega Fushë-Krujë

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:

Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke këshilluar dhe shpjeguar klientët lidhur me paketat dhe produktet bankare që plotësojnë më së miri nevojat e tyre.
Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë me cash dhe jo-cash, duke siguruar proçesim të saktë dhe efiçent për klientët.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Siguron që klientët të përfitojnë shërbimin e kërkuar në kohë dhe me cilësi të lartë në përputhje me rregullat dhe procedurat e Bankës dhe ruan konfidencialitetin e informacionit;
  • Qëndron i informuar në lidhje me gamën e produkteve, paketave e shërbimeve të ofruara nga Banka dhe i pershtatë ato sipas nevojës së klientëve;
  • Vepron me ndershmëri, objektivitet dhe kujdes në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara në përputhshmeri me politikat dhe direktivat e bankës;
  • Është përgjegjës për administrimin dhe përpunimin e cash-it në arkën personale, përfshirë hapjen, mbylljen sipas Manualit të Arkës
    si dhe sigurohet të realizojë objektivat individualë të lidhur me shitjen dhe shërbimin ndaj klientit,
  • Siguron që të gjitha transaksionet e hedhura në sistem të janë të njëjta me dokumentacionin justifikues përkatës.
Profili i kërkuar:
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërveprimi në grup;
  • Aftësi për tu adaptuar shpejt ndaj ndryshimeve;
  • Eksperienca të mëparshme në shitje si dhe ne trajtimin e cash-it mund te perbejne avantazh, por jo kusht për përzgjedhjen;
  • Diploma Universitare nuk është domosdoshmeri për këtë pozicion;
  • Proaktiv, kurioz dhe dëshirë për të mësuar;
  • I përgjegjshëm, i vëmendshëm, Integritet i lartë personal.
  • Aftësi të mira analitike;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe kompjuterike.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë dërgojnë CV-në dhe Letër “Shprehje Interesi”
në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top