Senior Specialist për Produktet, Proçeset dhe Proçedurat, ne Departamentin SME
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klienteve. Prej fillimit te aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve per te ofruar nje eksperience te shkelqyer bankare per klientet tanë.
Ne vlerësojme profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojme kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjese e skuadrës në Departamentin e Biznesit SME, në pozicionin:
Pershkrimi i pozicionit:
Senior Specialisti për Proçeset, proçedurat dhe produktet është përgjegjës për monitorimin e aktivitetit të forcës shitëse për klientët e biznesit në bankë në funksion të tërheqjes së klientëve të rinj, maksimizimit të veprimtarisë së klientëve ekzistuese, qëndrueshmërisë së klientëve në bankë.
Gjithashtu ndihmon në përmirësimin e proçesit dhe proçedurave të kredidhënies si dhe zhvillimin e produkteve të reja / përmirësimin e produkteve egzistuese / fushatat promovuese, që përfshijnë të gjithë ciklin jetës së klientit në bankë.
Përgjegjësitë kryesore:
Profili Individual:
Personat e interesuar duhet te dërgojnë brenda datës 25 Qershor 2023:
Dokumentat duhet te dergohen ne adresen e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerezore.
Union Bank sh.a. deklaron se i perpunon te dhenat personale te aplikanteve mbeshtetur ne Ligjin Nr. 9887, date 10.3.2008, “Per mbrojtjen e te dhenave personale” dhe Udhezimin Nr.42 date 22.07.2014 “Per perpunimin e te dhenave personale te kandidateve per pune”. Te dhenat personale te aplikanteve jane kryesisht te dhenat e deklaruara nga ata vete ne CV-ve te tyre, gjithashtu dhe te dhenat e marra nga dokumentet e tjera te paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marre masat organizative dhe teknike te nevojshme me qellim per te garantuar sigurine e te dhenave personale qe perpunon. Vetem personeli i autorizuar ka akses ne te dhenat personale qe perpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka per detyre te ruaje konfidencialitetin e te dhenave sensitive.
Individet qe aplikojne prane Union Bank sh.a. pranojne dhe jane ne dijeni se te dhenat e tyre personale do te perpunohen siç pershkruhet me siper.Aplikantet kane te drejte te kerkojne korrigjimin ose fshirjen e te dhenave personale te tyre. Per te ushtruar kete te drejte ata duhet te kontaktojne ne humanresources@unionbank.al

Senior Specialist për Produktet, Proçeset dhe Proçedurat

- Analizon tregun, konkurencën dhe ecurinë e produkteve ekzistuese të biznesit dhe bën propozime për modifikime ndryshime te tyre sipas nevojave të biznesit.
- Identifikon nevojat per zhvillime te reja produktesh dhe ne bashkepunim edhe me koleget e Dept. SME, dizenjon produkte te reja duke ndjekur te gjithe procesin nga fillimi deri ne implementimin dhe monitorimin e tyre. Kordinon punën me kolegë të departamenteve të tjera për realizimin e këtyre projekteve.
- Ndërton formatin/raportet për pasqyrimin e aktiviteteve dhe produkteve të ndryshme të biznesit dhe përgatit materiale në mënyrë periodike.
- Ndërton raportet që pasqyrojnë aktivitetet e stafit CRM (Menaxhereve te Marrëdhënieve me Klientet Biznes), ku analizon performancën e tyre në mënyrë periodike.
- Përgatit dhe mirëmban raporte periodike dhe “ad hock” sipas nevojave të Departamentit.
- Identifikon nevojat për ndryshim ne proçesin e kredidhënies dhe bën propozime konkrete per përmirësim.
- Merr pjesë në projekte të ndryshme të Departamentit SME.
- Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin formal per Produktet dhe Procedurat si dhe siguron publikimin e tyre ne intranet.
- Në bashkëpunim me njësinë e Marketingut ndjek pergatitjen e materialeve promocionale për prezantimin e produkteve dhe ofertave dhe pasqyrimin e tyre ne faqen zyrtare te bankës si dhe monitoron fushatat promocionale për shitjen e produkteve/ofertave kreditore
- Mban komunikimin dhe shkëmben informacionet e nevojshme me palë të treta që Departamenti i SME ka marrëdhënie bashkepunimi.
- Regjistron dhe monitoron kushtet preferenciale te produkteve të ndryshme bankare qe Departamenti SME aprovon për klientët biznes.
Profili Individual:
- Diplomë Universitare ne degët Financë/Administrim Biznesi,Informatikë ekonomike etj.
- Minimuni 3 vjet eksperience bankare, e preferueshme në pozicion zhvillim produktesh.
- Njohuritë mbi procesin e kredidhënies dhe produkteve bankare konsiderohen avantazh.
- Njohuri të mira të programeve Excel, MS Office, etj
- Aftësi shumë të mira komunikuese, vëmendje e larte ndaj detajeve, aftësi te punës në grup.
Personat e interesuar duhet te dërgojnë brenda datës 25 Qershor 2023:
- CV
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin

Apply WhatsApp