Senior Specialist për Menaxhimin e Proceseve të Biznesit
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 600 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 32 degësh dhe mbi 50 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato.
Union Bank numëron mbi 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre.
Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t‘iu bashkuar skuadrës sonë nëDepartamentin e Organizimit, në Njësinë e Menaxhimit të Proceseve të Biznesit në pozicionin:
Senior Specialist për Menaxhimin e Proceseve të Biznesit
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Analizon proceset ekzistuese bankare dhe ridizenjimin e tyre, me synim rritjen e vlerës së shtuar në shërbim të klientëve, rritjen e efiçencës në procese, optimizimin e kostove dhe burimeve njerezore
Bashkepunon dhe ka perfshirje aktive ne ekipe te cilat kane per qellim rritjen e performancës se proceseve të biznesit të aplikuara nga banka në të gjitha ndërveprimet - me klientët për produktet e ndryshme bankare apo njësitë organizative me njëra tjetrën - si dhe hartimin e proceseve të reja në linjë me strategjinë e bankës.
Përgjegjësitë kryesore te punës:
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [I]humanresources@unionbank.al[/I].

- Përfshihet në mënyrë aktive në të gjitha proceset bankare të impaktuara nga projektet të bankës, me qëllim optimizimin e tyre dhe rritjen e efiçencës.
- Analizon dhe dokumenton proceset aktuale, performancën e tyre dhe propozon ridizenjimin më të mirë të mundshëm në varësi të mundësive për implementim, automatizim e dixhitalizim të ofruara nga sisteme të bankës duke ndërtuar procese që janë të përshtatshme për adaptim ndaj zhvillimeve teknologjike.
- Dokumenton me harta përshkruese dhe argumenton proceset e ridizenjuara me tregues performance, duke evidentuar avantazhet e realizuara nëpërmjet rishikimit të tyre
- Implementon dhe monitoron çdo proces të ri-dizenjuar me qëllim verifikimin e treguesve të performancës dhe sistemit të kontrollit të ndërtuar për të siguruar cilësi të lartë në proces në linjë me objektivat e dhënë.
- Përgjegjës për të ndërtuar procese të reja, ndërtim kriteresh matëse për efiçencë procesi, implementim dhe vlerësim të ecurisë, ndërtim të strukturave kontrolluese në bashkëpunim me struktura mbështetëse.
- Bashkëpunon ngushtë me të gjithë Departamentet e Bankës të përfshira në proceset e biznesit aktuale dhe të reja.
- Ndërvepron me palë të treta, kompani implementuese të projekteve të ndryshme që banka ka përzgjedhur, për pjesën që lidhet me Proceset e Biznesit.
- Diplomë universitare në Fakultetin e Administrim-Biznesit/Ekonomisë ose Shkencave kompjuterike/informatike.
- Njohuri shumë të mira të operacioneve bankare si edhe zhvillimeve më të fundit të praktikuara në sektor në lidhje me optimizmin e proceseve dhe rritjen e efiçencës.
- Eksperiencë e mëparshme në ridizenjimin e proceseve bankare.
- Njohuri të programe per vizualizimin e proceseve.
- Background shumë të fortë analitik, në vlerësim, modelim dhe analizë të indikatorëve të performancës së proceseve.
- Të “jetë një problem solver”, të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërvepruese dhe të luajë një rol proaktiv në ndërmarrjen e iniciativave.
- Trajnime/Çertifikime në BPM përbëjnë një avantazh.
- Aftësi shumë të mira kompjuterike si dhe njohuri shumë të mira te gjuhës Angleze.
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Apply WhatsApp