Senior Legal
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Juridik | Drejtesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
EPPC Albania për klientin e saj, po kërkon një Senior Legal.
Përgjegjësitë kryesore:
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Përgjegjësitë kryesore:
- Negocion, harton, menaxhon ecurinë e të të gjitha kontratave dhe korrespondencave me furnizuesit dhe shpërndarësit e kompanisë;
- Drejton aktivitete komplekse ligjore që përfshijnë çështje ligjore, biznesi dhe funksionale;
- Identifikon, hulumton dhe analizon çështjet ligjore që ndikojnë në Kompani dhe aktivitetet e saj të biznesit;
- Përgatit dhe menaxhon pas miratimit të proçedurës ligjore, strategjisë dhe qëllimeve për ekipin Ligjor në përputhje me qëllimet e kompanisë;
- Zhvillon dhe ofron trajnime mbi çështjet ligjore, proçeset dhe politikat ligjore për auditorët me shumë nivele në të gjitha departamentet e Kompanisë;
- Mbikëqyr ekipin ligjor dhe menaxherët ligjorë ose personat përgjegjës në shtetet e tjera;
- Menaxhon, parandalon dhe merret me përgatitjen e mëtejshme për përfaqësimin e Kompanisë, aksionarëve dhe menaxherëve të lartë në akuzat civile, administrative, tregtare, gjyqësore dhe penale;
- Përgjegjës për të ndjekur, analizuar, informuar ndryshimet në legjislacion në të gjitha vendet ku operon kompania, dhe në veçanti për ndryshimet në legjislacionin që lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin e biznesit të kompanisë, të tilla si marrëdhëniet e punës, importi, tregtia, ligjet fiskale etj dhe propozon ndryshime në aktivitetet përkatëse të kompanisë në përputhje me ndryshimet e kuadrit ligjor;
- Merr pjesë aktive në proçeset e këshillimit publik për ligjet e reja që mund të ndikojnë në aktivitetet e kompanisë;
- Menaxhon dhe koordinon konsulentët dhe studiot ligjore të jashtme;
- Përgatit raporte mujore për Kontratat e Shpërndarjes, Gjykatën, ndryshimet në legjislacion etj.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Master Shkencorë në Drejtësi, i preferuar në tregtinë dhe të drejtën private;
- 10 vjet përvojë pune në fushën juridike dhe së paku 5 vjet përvojë në pozicione drejtuese;
- Njohuri në të drejtën tregtare ndërkombëtare;
- Të ketë përvojë në menaxhimin e proçeseve gjyqësore;
- Njohës i gjuhës angleze-MUST;
- Përdorim shumë të mirë të paketës Microsoft Office.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.