Senior Legal Advisor & Compliance Officer
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Juridik | Drejtesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Këshilltar i Lartë Ligjor dhe Nëpunës i Pajtueshmërisë
Departamenti: Ligjor
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Këshilltari i Lartë Ligjor dhe Oficeri i Pajtueshmërisë është përgjegjës për ofrimin e këshillimit dhe mbështetjes ligjore për aktivitetin e shoqërisë, si dhe për sigurimin e përputhshmërisë së veprimtarisë së saj me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi. Roli përfshin shqyrtimin e kontratave dhe dokumentacionit ligjor, monitorimin e zbatimit të politikave të brendshme, si dhe promovimin e standardeve të larta etike, integritetit dhe praktikave të mira të biznesit në të gjithë organizatën.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Keshilltar i Larte Ligjor:

- Ofron opinione dhe këshillim ligjor për çështje të ngritura nga departamentet e Shoqërisë dhe shoqëritë e Grupit.
- Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme ndërmjet Shoqërisë (përfshirë SPV-të) dhe palëve të treta, në kuadër të aktivitetit të zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
- Rishikon kontrata dhe marrëveshje, konsolidon komentet e departamenteve përkatëse dhe siguron plotësimin e dokumentacionit mbështetës (shtojca, prokura, vendime asambleje, dokumente identifikimi, ekstrakte etj.).
- Ofron asistencë ligjore gjatë procesit të negocimit të kontratave.
- Përmirëson dhe standardizon formatet e akteve dhe kontratave të përdorura nga Shoqëria dhe SPV-të.
- Harton vendime të asamblesë, rregullore, udhëzime, akte dhe autorizime të nevojshme për funksionimin e Shoqërisë dhe SPV-ve.
- Informon departamentet për ndryshimet ligjore që ndikojnë në veprimtarinë e tyre dhe siguron reflektimin e tyre në praktikat e brendshme.
- Ofron asistencë ligjore në negocimin dhe zgjidhjen me mirëkuptim të konflikteve, si dhe mbështet Shoqërinë në çështje që mund të çojnë në procese gjyqësore.
- Përfaqëson Shoqërinë pranë institucioneve publike, përfshirë Qendrën Kombëtare të Biznesit, për aplikime, regjistrime, leje, licenca dhe autorizime.
- Kryen detyra të tjera në kuadër të funksionit të asistencës ligjore, sipas nevojave të Shoqërisë.
Nënpunës i Pajtueshmërisë
- Harton dhe rishikon Politikën e Pajtueshmërisë së Shoqërisë.
- Zhvillon dhe zbaton programe efektive të kontrollit të pajtueshmërisë ligjore dhe rregullatore për fusha specifike.
- Rishikon programin e pajtueshmërisë në fillim të çdo viti dhe siguron koordinimin me departamentet përkatëse.
- Harton listat e vetëvlerësimit të pajtueshmërisë në nivel Shoqërie, në bashkëpunim me departamentet, dhe miraton ndryshimet e propozuara.
- Kryen vlerësime periodike të rregulloreve, politikave dhe procedurave të brendshme për parandalimin e sjelljeve të paligjshme, joetike apo të papërshtatshme.
- Propozon rishikime dhe përmirësime të politikave, procedurave dhe rregulloreve të brendshme për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe standardet etike.
- Kryen kontrolle dhe kërkime periodike për identifikimin, vlerësimin dhe ndjekjen e çështjeve të pajtueshmërisë, duke përgatitur raporte përkatëse.
- Identifikon zonat e rrezikut dhe cenueshmërisë në pajtueshmëri dhe propozon masa korrigjuese.
- Vlerëson aktivitetet e biznesit, përfshirë investimet, nga këndvështrimi i rrezikut të pajtueshmërisë, sipas nevojave të njësive përkatëse.
- Bashkëpunon me auditorët e jashtëm dhe departamentin e Burimeve Njerëzore kur është e nevojshme.
- Harton plane për menaxhimin e krizave ose shkeljeve të pajtueshmërisë.
- Organizon dhe zhvillon trajnime për punonjësit mbi kërkesat ligjore, rregullatore dhe praktikat e industrisë.
- Trajton shqetësimet dhe pyetjet e punonjësve lidhur me çështjet e pajtueshmërisë ligjore dhe rregullatore.
Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Drejtësi.
Kualifikime të tjera:
- Minimumi 5–7 vite eksperiencë në fushën e konsulencës ligjore, preferohet në kompani ose studio ligjore të lidhura me sektorin e pasurive të paluajtshme ose korporatave;
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit tregtar dhe kontraktor;
- Aftësi për të ndikur pozitivisht në kulturën e pajtueshmërisë, veçanërisht në nivelet e larta menaxheriale;
- Aftësi udhëheqëse dhe për menaxhimin e ndryshimeve brenda organizatës;
- Proaktiv dhe orientuar drejt rezultateve;
- Eksperiencë në çështje të pajtueshmërisë përbën avantazh;
- Aftësi shumë të mira analitike, negocimi dhe komunikimi;
- Integritet i lartë profesional dhe ndjenjë përgjegjësie;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi, si dhe aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar me të gjitha nivelet brenda Shoqërisë dhe me pozitat e larta menaxheriale në shoqëritë e Grupit Balfin që përfshihen në aktivitetin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...-Advisor-Compliance-Officer?source=CareerSite
Afati i dorëzimit: 04/03/2026
Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apply WhatsApp