• Senior Administrator Databaze (DBA)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Infrastruktures IT dhe Telekomunikacionit në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:


Senior Administrator Databaze (DBA)


Përshkrimi i Pozicionit

Senior Administrator Databaze (DBA) është përgjegjës për administrimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e databazave që mbështesin sistemet kritike të bankës, përfshirë core banking, e-banking, dhe sistemet e tjera të integruara. Roli përfshin menaxhimin dhe administrimi të Oracle Database, SQL Server, PostgreSQL, si dhe teknologji të avancuara si Oracle GoldenGate, DataGuard, Autonomous Database, Oracle Cloud dhe WebLogic Application Server.

1. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

-Administrim dhe Mirëmbajtje


  • Instalimi, konfigurimi dhe përmirësimi i databazave Oracle, SQL Server dhe PostgreSQL.
  • Menaxhimi i instancave të Oracle DB për mjediset Development, Testing, Production dhe Backup.
  • Monitorimi i performancës së databazave dhe aplikimi i optimizimeve për queries, indeksim dhe strukturim të të dhënave.
  • Zbatimi i procedurave të backup dhe rikuperimit përmes Oracle DataGuard.
  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja Weblogic Application Servers.
-Siguri dhe Akses

  • Menaxhimi i aksesit të përdoruesve në Oracle DB dhe WebLogic në bashkëpunim me administratorin e sigurisë.
  • Zbatimi i politikave të sigurisë për databazat dhe auditimi i aktiviteteve të përdoruesve.
  • Përgjegjës për zgjidhjen e vulnerabiliteteve të identifikuara nga ISO, Auditimi apo autoritete të tjera.


-Integrim dhe Sinkronizim


  • Implementimi dhe mirëmbajtja e Oracle GoldenGate për sinkronizim të të dhënave në kohë reale ndërmjet sistemeve.
  • Monitorimi i sinkronizimit të databazave ndërmjet Data Center Primar dhe Disaster Recovery Site.
-Administrim në Oracle Cloud

  • Konfigurimi, administrimi dhe mirëmbajtja e databazave në Oracle Cloud Infrastructure (OCI), përfshirë Autonomous Database, Oracle DBaaS, dhe Exadata Cloud Service.
  • Implementimi i politikave të sigurisë, enkriptimit dhe kontrollit të aksesit në mjediset cloud.
  • Monitorimi i performancës dhe kostove në Oracle Cloud për databazat kritike të bankës.
  • Përdorimi i Oracle Cloud Console, OCI CLI, dhe Terraform për automatizimin e proceseve të provisioning dhe menaxhimit.
  • Integrimi i databazave cloud me sistemet on-premise përmes Oracle GoldenGate dhe DataGuard.
-Mbështetje për Sistemet Kritike

  • Mbështetje për sistemet Core Banking dhe e-Banking Live/Backup.
  • Koordinim me zhvilluesit dhe vendorët për zgjidhjen e problemeve të aplikacioneve që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë ose perifik me databazat apo WebLogic servers.
  • Sigurimi i vazhdimësisë së shërbimeve online përmes kontrolleve ditore dhe monitorimit të SLA-ve.
-Dokumentim dhe Projekte

  • Dokumentimi i konfigurimeve, proceseve dhe zgjidhjeve të zbatuara.
  • Pjesëmarrje aktive në projekte ndërdepartamentare për zhvillimin e zgjidhjeve të reja IT.
  • Hartimi dhe zhvillimi i raporteve për rregullatorët dhe palët e treta.
2. Kualifikimet e Kërkuara

  • Diplomë në Informatikë, Inxhinieri Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në administrimin e databazave në mjedise enterprise.
  • Eksperiencë me Oracle RAC, DataGuard, GoldenGate, Autonomous DB.
  • Njohuri të avancuara në SQL Server dhe PostgreSQL.
  • Aftësi në scripting (PL/SQL, T-SQL, Bash, PowerShell).
  • Eksperiencë me WebLogic Application Server.
  • Eksperiencë me Oracle Cloud Infrastructure (OCI).
  • Certifikime si Oracle OCP, Microsoft DBA, Oracle Cloud Infrastructure Certified Architect janë avantazh.




3.Aftësi të tjera

  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe zgjidhje problemesh.
  • Qasje proaktive ndaj sigurisë dhe performancës.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Eksperiencë në sektorin bankar përbën avantazh.


4.Çfarë Ofrojmë?


✅ Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi në sektorin bankar

✅ Trajnime dhe certifikime për avancimin profesional

✅ Paketë konkurruese përfitimesh dhe sigurimesh



5.Si të aplikoni 📩 Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në adresen e email: humanresources@unionbank.al 🚀 deri ne dt. 29 Gusht 2025
 


Apply WhatsApp
Back
Top