Sarande, ofrohet vend pune Ekzekutiv Shitjesh
- Sarande
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Eksperienca
- vetem me eksperience
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës. Në emër të një kompanie lider që operon prej vitesh në fushën e prodhimit të lëngjeve natyrale dhe pijeve freskuese, në kuadër të zgjerimit të strukturës organizative dhe konsolidimit të markave të saj në treg, po kërkon të punësojë një profesionist të kualifikuar për pozicionin Ekzekutiv Shitjesh per zonen e Sarandes.
Qëllimi i Pozicionit:
Agjenti i shitjes është përgjegjës për vizitat ditore në pikat e shitjes të zonës së caktuar, mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe identifikimin e mundësive të reja për rritje. Roli synon të sigurojë praninë optimale të produkteve dhe materialeve promocionale në terren.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Paketa e Benefiteve:
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Ekzekutiv Shitjesh per zonen e Sarandes »
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

Agjenti i shitjes është përgjegjës për vizitat ditore në pikat e shitjes të zonës së caktuar, mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe identifikimin e mundësive të reja për rritje. Roli synon të sigurojë praninë optimale të produkteve dhe materialeve promocionale në terren.

- Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas planit ditor.
- Sigurohet që produktet janë të pozicionuara në vendin e duhur dhe sipas standardeve të përcaktuara.
- Kontrollon gjendjen e stokut dhe informon për nevojat e furnizimit.
- Merr porositë nga klientët ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencialë.
- Siguron vendosjen e materialeve promocionale në pikat e shitjes.
- Bashkëpunon ngushtë me përgjegjësin e zonës duke shkëmbyer informacione për ecurinë në terren.

- Arsimi i lartë përbën avantazh; preferohen profile ekonomike apo të marketingut.
- Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën përparësi.
- Aftësi të mira komunikuese dhe orientim drejt klientit.
- Aftësi për të menaxhuar marrëdhënie me klientët.
- Motivim për punë në terren dhe angazhim aktiv në realizimin e objektivave.
- Leje drejtimi për automjet – e detyrueshme.
- Të jetë rezident në qytetin e Sarandes.

Bonus Mujor Bruto – Shtesë mbi pagë bazuar në performancën mujore.
Shtesë Vjetërsie – Për çdo vit të plotë pune.
Paketa Ushqimore – Mbështetje në formë pakete mujore.
Sigurim Shëndeti Privat – Aktivizohet pas 3 muajsh punë.
Zhvillim Profesional – Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi rritjeje në karrierë.
Automjet Pune – i vënë në dispozicion për lëvizje në zonën e mbuluar.

Apply WhatsApp