• Sarande, ofrohet vend pune AGJENT SHITJE / PRE-SALES

Sarande
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience

AGJENT SHITJE / PRE-SALES

Në emër të një kompanie të konsoliduar që operon në fushën e prodhimit dhe tregtimit të verës, pjesë e një grupi të madh biznesi me aktivitet shumëvjeçar në tregun shqiptar dhe ne rajon, jemi në kërkim të një Agjenti Shitje / Pre-Sales për të mbështetur zgjerimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit të klientëve dhe prezencës së produkteve në treg.

Qëllimi i Pozicionit

Agjenti i Shitjes / Pre-Sales është përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe potencialë, promovimin e produkteve të kantinës së verës në treg, ndjekjen e planit të shitjeve dhe monitorimin e zonës së caktuar për të rritur prezencën dhe performancën e produkteve në treg.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Ndjek dhe realizon planin mujor të shitjeve sipas objektivave të kompanisë;
  • Viziton klientët ekzistues dhe potencialë në zonën e përcaktuar;
  • Prezanton produktet e kantinës dhe promovon etiketat/verërat tek klientët;
  • Zhvillon marrëdhënie afatgjata me markete, restorante, bare, hotele dhe distributorë;
  • Monitoron tregun, konkurrencën dhe lëvizjet e produkteve në zonë;
  • Kujdeset për ekspozimin korrekt të produkteve në pikat e shitjes;
  • Mbledh porositë dhe ndjek procesin deri në dorëzimin final;
  • Raporton periodikisht mbi aktivitetin, shitjet dhe problematikat e evidentuara në terren;
  • Identifikon mundësi të reja bashkëpunimi dhe zgjerimi të rrjetit të klientëve;
  • Bashkëpunon me ekipin e marketingut për aktivizime, degustime dhe promovime në terren;
  • Ndjek pagesat dhe koordinon me klientët për detyrimet financiare sipas procedurave të kompanisë;
  • Siguron standard profesional komunikimi dhe përfaqësimi të markës në treg.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Eksperiencë në shitje në terren, preferohet në sektorin FMCG, pijeve ose verës;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi;
  • Orientim drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes;
  • Aftësi për të menaxhuar zonën dhe klientët në mënyrë të pavarur;
  • Njohuri bazë mbi verën dhe produktet e kantinës përbëjnë avantazh;
  • Patentë drejtimi Klasi B;
  • Njohuri bazë në përdorimin e raportimeve dhe Excel-it;
  • Fleksibilitet për lëvizje në terren.

Ofrohet

  • Pagë fikse + bonus sipas performancës;
  • Mjet pune sipas nevojës së pozicionit;
  • Trajnim mbi produktet dhe teknikat e shitjes;
  • Mundësi zhvillimi profesional në industrinë FMCG;
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.

Menyra e Aplikimit

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Agjent Shitje – Pre Sales »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top