• Sarande, ofrohen vende pune General Manager

Sarande
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë.

ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë),

Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).

Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë ATDG është zgjedhja jote më e mirë. Kerkojme te punesojme General Manager.

Përgjegjësitë Kryesore:


Drejtimi dhe koordinimi i të gjitha departamenteve të hotelit
Sigurimi i standardeve të shërbimit dhe mikpritjes
Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive operacionale dhe financiare
Menaxhimi i buxhetit, kostove dhe rritja e të ardhurave
Rekrutimi, trajnimi dhe motivimi i stafit menaxherial dhe operativ
Ruajtja e marrëdhënieve të shkëlqyera me klientët, partnerët dhe furnitorët
Monitorimi i kënaqësisë së klientëve dhe trajtimi i ankesave në mënyrë profesionale

Kualifikimet dhe Aftësitë:

Diplomë universitare në Menaxhim Hotelerie, Biznes ose fusha të ngjashme
Përvojë e mëparshme si General Manager ose në pozicione të larta drejtuese në hotele luksoze
Aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe komunikimi
Njohuri shumë të mira të operacioneve hoteliere dhe menaxhimit financiar
Aftësi për të marrë vendime strategjike dhe për të punuar nën presion
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh)

Shënime

Ofrohet:
  • Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply WhatsApp
Back
Top