• SARAJEVË (Festë me Muzikë Live) –– 3 Ditë (2 Netë) Nisje 8 Mars 22 Mars 30 Mars 19 Prill 26 Prill 1 Maj 4 Maj 17 Maj 24 Maj

Cmimi Euro
129

SARAJEVË (Festë me Muzikë Live) –– 3 Ditë (2 Netë) Nisje 8 Mars 22 Mars 30 Mars 19 Prill 26 Prill 1 Maj 4 Maj 17 Maj 24 Maj​


VIZITOJMË
Sarajevë
Mostar
Medjugore
Ujëvarat e Kravicës
.


KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME

MUAJI MARS 2024

Nisje 8 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 129€
Nisje 22 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 129€

PASHKET KATOLIKE 2024

Nisje 30 Mars — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 129€

MUAJI PRIL 2024

Nisje 19 Prill — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 129€
Nisje 26 Prill — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 129€

FESTAT E MAJIT 2024

Nisje 1 Maj — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 129€
Nisje 4 Maj — 3 Ditë (2 Netë) — Cmimi 129€

MUAJI MAJ 2024

Nisje 17 Maj — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 129€

Akomodimi në hotel Hollywood 4 Yje në Sarajevë.
Festë me Muzike Live në Mbrëmjen e ditës së dytë

PROGRAMI I DETAJUAR​

DITA 1: MOSTAR
28276999_2027310633968045_8768305067694500887_n-300x300.jpg

*Nisja nga Tirana ne orën 5:00. Kryerja e procedurave kufitare të Hani Hotit. Vizitë e shkurtër dhe pushim kafeje ku mund të konsumohet një mëngjes i lehtë në Nikshiq.
*Pas këtij pushimi vazhdimi udhëtimit për në Mostar ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim Urën e famshme të Mostarit, rrugën e dyqaneve të mjeshtërve të vjetër, Xhaminë e Madhe dhe Katedralen e Betontë të Mostarit ( e vetmja në botë).
*Pas përfundimit të vizitës në Mostar, nisja për në Sarajevë. Mbërritja dhe akomodimi në hotel.
Kohë e lirë për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit: pishina olimpike e mbyllur (duhet përdorur kapuc noti), banja turke, palestër.
*Darka do të shtrohet në restorantin e hotelit



DITA 2: SARAJEVE
12-300x181.jpg

*Pas mëngjesit në hotel vizitojmë qytetin e Sarajevës.
Turi fillon me vizitën në oborrin e familjes Mbretërore të Hasburgve në Ilizha dhe pas kësaj vizite transferohemi në Vrela Bosna ose Mushkëritë e Sarajevës.( pagese extra 1 euro).
Nisemi me guidën për vizitat në Bashqarshi, Xhamitë dhe Kishat e Sarajevës, që jo më kot është quajtur Jeruzalemi i Europës.
*Në marrëveshje me grupin mund të organizohet shopping në qendrat e mëdha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT.
Kohë e lirë dhe konsumimi i drekës në një nga lokalet e qendrës së qytetit.
*Vazhdimi i turit me vizitë në Parkun e Madh të Ilidzes, në Pedonalen Velika Aleja, Ish Rezidencat e Arkidukeve Austriake.
Kthimi në hotel dhe kohë e lirë për të përdorur facilitetet e hotelit si: pishina olimpike e mbyllur (duhet përdorur kapuc noti), banja turke, palestër.
Këtë mbrëmje festojmë së bashku duke organizuar Darkë Festive me Muzikë Live në restorantin e hotelit.


Dita 3: MEDJUGORE – UJEVARAT E KRAVICES
kravice123-300x225.jpg

*Pas mëngjesit në hotel nisja për në Tiranë.
*Në rrugën e kthimit do të ndalojmë në Medjugorje ose vendi i Gospa Mira ( Zonja e Paqes) ku do të vizitojme Katedralen e Shenjtë dhe shijojmë bukuritë e këtij vendi të bekuar.
*Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicës në një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Medjugores.
*Pas përfundimit të vizitave, nisja për në Tiranë.
Gjatë rrugës pushime të shkurtëra kafeje.
Mbërritja në Tiranë në orët e vona të darkës dhe fundi i shërbimeve tona.

NË ÇMIM PËRFSHIHET​

1) Transporti sipas programit vajtje – ardhje
2) Akomodimi në Hotel Hollywood 4 Yje në Sarajevë per 2 netë
3) Mëngjeset dhe Darkat në restorantin e hotelit
4) Përdorimi i pishinës dimërore olimpike
5) Guida (Shoqëruesi) gjatë ditëve të udhëtimit.
6) Darkë festive me muzikë live ditën e dytë.
.

NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET​

a) Drekat gjatë ditëve të udhëtimit
b) Hyrjet në Muze, Kala, Park Arkeologjik dhe Natyror
c) Taksa lokale 1,5 euro personi për natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
.

SHENIME:​

Duhet të dini se:
Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 5:00 nga sheshi piazza (mbrapa Muzeut Kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 4:00 nga Stacioni i Trenit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët deri në moshën 11,99 vjeç paguajnë 99€ për akomodim me 2 persona të rritur në një dhomë
➤ Nëse fëmijët akomodohen me 1 person të rritur në një dhomë paguajnë cmimin e plotë të paketës
——————————————————
DOGANA

➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë ose kartë identiteti me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
INFORMACIONE

► Akomodimi ne dhome teke (single) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
Cmimet dhe disponueshmeria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
——————————————————
 


Contact WhatsApp
Back
Top