• Sales Trainer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Eksperienca
vetem me eksperience
Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 101 markete, 5 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Pozicioni: Sales Trainer
Departamenti:
Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Vendodhja: Zyra Qëndrore, Tiranë.

Qëllimi i pozicionit: Trajneri i Shitjeve është përgjegjës për përgatitjen, lehtësimin, monitorimin, vlerësimin dhe dokumentimin e aktiviteteve të trajnimit në kompani.

Detyra dhe Përgjegjësi:
  • Ndjek aktivitetet e trajnimit, siç është organizimi i orës së trajnimit. Cakton seanca trajnimi me Menaxherët dhe Mbikëqyrësit - cakton vendndodhjen, datën/orën, materialet dhe pjesëmarrjen.
  • Vizita të rregullta në Dyqan për të monitoruar, kuptuar performancën e punonjësve dhe për t'i raportuar Menaxherit të Trajnimit.
  • Mbledh Trajnimin në Punë (OJT) nga Menaxheri i Dyqanit.
  • Mbështet aktivitetet e Kompanisë në organizimin e ngjarjeve në bashkëpunim me Departamentet e Burimeve Njerëzore dhe të Marketingut.
  • Mbledh, përpilon dhe raporton rezultatet e vlerësimit, të dhënat e pjesëmarrjes dhe të trajnimit.
  • Arkivon rezultatet e trajnimit dhe bashkëpunon me Menaxherin e Trajnimit.
  • Komunikon të dhënat dhe raportet sipas nevojës.
  • Bashkëpunon me punonjësit e Departamentit të Burimeve Njerëzore për të siguruar që punonjësit e rinj të mirëpriten dhe t'u ofrohet një vend pune i rehatshëm (dhe të sigurohet që atyre t'u ofrohen mjete pune, uniforma).
  • Kryen detyra të tjera të lidhura sipas nevojës.
Kërkesat:
a.Edukimi: Diplomë Universitare.
b.Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, preferohet mbi 1 vit.
c.Kualifikime të tjera:
  • Eksperiencë pune në një mjedis dinamik dhe të shpejtë
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office:
d.Aftesi të tjera:
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese.
  • Aftësi të shkëlqyera për planifikim dhe menaxhim të kohës.
  • Të jetë i fokusuar te detajet.
  • Proaktiv, i motivuar dhe entuziast.
  • Aftësi për manaxhimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që mund të shfaqen.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin, ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Distribution Center, Kashar, Zona Kadastrale 2105, Nr Pasurie 1841/46, Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top